LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat e Lulzim Bashës për reformën territoriale/Vjen kundërshtimi i parë

2 Gusht 2017, 19:41, Aktualitet CNA

Partia Zgjidhja ka reaguar nda deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një reagimi për mediat, partia Zgjidhja e quan aspak normal propozimin e Bashës për të bërë ndryshime të tjera në Reformën territoriale, duke rritur numrin e bashkive nga 60-100.

Për partinë Zgjidhja, reforma territoriale është një ndër të paktat gjëra të mira të qeverisë së Ramës.

Më poshtë reagimi i partisë Zgjidhja:

Mos e prekni reformën territoriale

Reforma teriritoriale është nga të paktat trashëgimi pozitive të qeverisjes së 4 viteve të kaluara.

Ajo, ende nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara për shkak të politikave të mbrapshta të qeverisë dhe për faktin se partitë e kriminalizuara e të kapura nga kryetarët, siç kanë kapur shtetin, kanë kapur e mbajnë peng edhe bashkitë e vendit.

Lulzim Basha deklaroi ditët e fundit se dëshiron ta zhbëjë reformën teritoriale duke e çuar numrin e bashkive nga 61, në 100.

Bashkitë janë çifligjet e partive që ?i kanë fituar?, streha të militantëve dhe “ndërrmarje” për të prodhuar vota e pushtet për to. Në pushtetin lokal, njësoj si në qeveri dhe administratë sundon paaftësia, klientelizmi, nepotizmi, korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi i shfrenuar me pushtetin.

Demokratët thonë se duke e çuar në 100 numrin e bashkive, do t’i bëjnë më të afërta dhe më efikase shërbimet për qytetarët. Kjo është gënjeshtër! Ata e e duan këtë vetëm për interesa elektorale. Me 100 njësi teritoriale e kanë më të lehtë të fitojnë më shumë bashki dhe t’i shkëmbejnë vendet e punës dhe të mirat e pushtetit me vota, njësoj siç bëjnë “Rilindja” dhe kryetarët e partive.

ZGJIDHJA do të qëndrojë e vendosur në anën e popullit dhe të do kundërshtojë e denoncojë me kurajo dhe vendosmëri çdo përpjekje të partive të vjetra që duan të mbajnë peng për jetë Shqipërinë.

ZGJIDHJA e ka të qartë se reforma terrritoriale duhet thelluar edhe më tej për t’i eleminuar bashkitë që nuk kanë resurse, potenciale, kapacitete, burime njerëzore e financiare të mjaftueshme dhe për ta reduktuar me tej numrin prej 61 bashkish që kemi sot.

ZGJIDHJA do luftojë për ta konsoliduar e thelluar reformën teritoriale, për ta pajisur e mbështetur qeverisjen vendore me pavarësi, me decentralizim të pushtetit qendror, me fonde buxhetore, me kompetenca e logjistikë, me aftësi, respekt, eficensë e standarde. Kandidatët për kryetarë bashkie nuk duhet të jenë servilët e kryetarëve dhe nuk duhet t’i vendosin kryetarët e partive, por militantët e bazës dhe qytetarët e thjeshtë përmes zgjedhjeve paraprake, kandidatët për këshilltarë gjithashtu.

“Rilindja” dhe PD-ja kanë vetëm një qëllim: si ta kapin qeverisjen vendore dhe ta vënë në shërbim të luftës për pushtet të kryetarëve të partive! Ato nuk duan t’i a dinë si shërbehet e qeveriset populli!

#ZGJIDHJApërMirëqeverisjen/CityNews

Lajmet e fundit nga