LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i përshëndet me një super shkrim/Qytetarët i kthehen ashpër: Po ujërat e zeza?!

1 Gusht 2017, 06:47, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama iu ka uruar shqiptarëve në mbarë vendin një ditë të mbarë, përmes një shkrimi të këshilltarit të Toni Blair, Alastair Campbell.

Shkrimi është publikuar në mediat britanike dhe ato shqiptare, dhe i kushtohet turizmit në Shqipëri.

?MIRËMËNGJES ? dhe me këtë shkrim të Alistair Campbell për Shqipërinë, botuar në mediat angleze, ju uroj një ditë të mbarë ??, shkruan Rama.

Por komentuesit i kujtojnë pastërtinë në plazhe dhe derdhjen e ujërave të zeza në det, duke i kërkuar të marrë masa për pastrimin.

Komentues 1: Bëj diçka për ujërat e zeza që mos të derdhen në det se plasi sheshit në Ksamil.
Komentues 2: Në 10 herë, 9.5 dua të bëj plazh në Shqipëri. Por?..s?ka pastërti askund. Ne po mësohemi të huajt jo. Është gjynah. E dyta sportin tim kam frik ta bëj se peshkoj nën ujë. Hedhin dinamit akoma.
Komentues 3: Askush s?është penduar përveç shqiptarëve nga Ks. Punëso pastrues të rregullt në plazhe, bërllogjet të zbrazen në çdo moment, ujërat e zeza ricikloji e mos i hidh në det, ushqimi të jetë pa skadim afat e i prishur dhe sidomos mos i përbuzni mysafiret, handikapi numër një i juaji!/CityNews

Lajmet e fundit nga