LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri i Bashës flet me gjuhën e Ramës/Kam 124 emra kriminelësh

1 Gusht 2017, 08:22, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka folur për luftën ndaj kanabisit dhe grupeve kriminale në vend.

Gjatë një interviste për Report Tv, me Ilir Babaramon, Demiraj deklaroi se ai vetë disponon një listë me 124 emra, të cilët janë pjesë e grupeve kriminale.

Më tej, ai pranoi hapur se kanabisi në vend është kultivuar me mbështetjen e policisë dhe qeverisë vendore.

?Unë kam një listë shumë të madhe, të përbërë nga 124 emra, për shkak edhe të funksionit, për shkak të një bashkëpunimin më të mirë sesa paraardhësit e mi me agjensitë e tjera. Kjo është një listë e hartuar nga agjenci të ndryshme të cilat nuk i përmënd këtu.

Sigurisht që kryeministri dhe gjithë personat që duhet ta kenë, e kanë këtë listë e kanë dhe ne jemi duke punuar në funksion të detyrës organike që kemi për ta pastruar përfundimisht Shqipërinë nga ky fenomen, nga trafiqet në mënyrë që Shqipëria të mos figurojë më në hartën e vendeve që trafikojnë.
Po tani duhet të themi të vërtetën, pa mbështetje politike nuk kultivon dot kanabis.

Pa mbështetjen e policisë dhe qeverisë vendore, kryetarit të komunës, kryetarit të bashkisë, kryetarit të partisë së tij nuk kultivon dot kanabis. Ka pas raste se sasira tonelatash droge ndodheshin në shtëpinë e punonjësit të policisë?, tha Demiraj.

Ndërkohë, një ditë më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi Zyrën Operacionale për kanabisin, ku tha se ka emrat e fuedëve, dhe se shumë shpejt do të nisë aksioni i gjerë për goditjen e tyre./CityNews

Lajmet e fundit nga