LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush ishte 22-vjeçari që u vra në Tiranë/Ish ministri shpreh publikisht dhimbjen: Tronditëse

1 Gusht 2017, 16:14, Aktualitet CNA

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, së fundmi rektor i Universitetit ?Luarasi? ka reaguar për vdekjen e 22 vjeçarit, Marvi Mihali, i cili u masakrua mbrëmë me thika në Tiranë.

Malaj përmes një postimi në rrjetet sociale, zbulon se Marvi ishte student i Drejtësisë në Universitetin ?Luarasi?.

Teksa shpreh ngushëllimet për familjarët, Arben Malaj e konsideron këtë lajm tronditës për të gjithë studentët dhe stafin akademik.

Më poshtë postimi i plotë i Arben Malajt:

Te dashur kolege, kemi marr nje lajm trondites Dje eshte vrare ne menyre tragjike studenti yne i fakulteti te drejtesise Marvi Mihali,. Me shpirtin e vrare nga ky lajm trondites, stafi akademik dhe studentet e Luarasit ndodhemi sot prane prinderve , miqve dhe kolegeve. te Marvit. Zoti ju dhente force dhe kurajo prinderve te tij! U prehte ne paqe Marvi yne i dashur.. Arbeni.

Marvi Mihali humbi jetën një mbrëmjen e djeshme, pasi u masakrua me thikë, pas një sherri të rinjsh pranë Stadiumit ?Dinamo?./CityNews

Lajmet e fundit nga