Connect with Us

Ja trendi i ndërhyrjeve plastike te shqiptarët!

Aktualitet

Ja trendi i ndërhyrjeve plastike te shqiptarët!

Publikuar

-

Çmimet 50% më lirë se rajoni, fluks pacientësh të huaj në Spitalin Amerikan për operacionet plastike

Dr. Rezarta Kapaj, kirurge plastike pranë Spitalit Amerikan

Çmime të përgjysmuara dhe cilësi tejet e lartë e ndërhyrjeve! Bisturia është në duart e ekspertëve më të mirë të fushës, çka ka bërë që të shtohet ndjeshëm numri i pacientëve të huaj të cilët i drejtohen Spitalit amerikan për përmirësimin e pamjes së tyre. Dr. Rezarta Kapaj, kirurge plastike pranë Spitalit Amerikan sqaron se veç çmimit, cilësia dhe teknikat e reja që ofron spitali amerikan për një sërë operacionesh plastike janë bërë gjithnjë e më shumë shtysë për interesin në rritje të të huajve.

“Pjesa më e madhe e pacientëve vijnë nga vendet e rajonit kryesisht nga Greqia dhe Italia për të marrë shërbime në Spitalin amerikan, për shkak të çmimeve që janë të 50 për qind më të në krahasim me këto vende por edhe standardeve të shërbimit të cilat janë tepër të larta , për të mos thënë që kemi edhe teknika më të avancuara se disa spitale të rajonit”, shprehet mjekja. Sipas saj, kirugjia plastike në spitalin amerikan është avangarde në teknologji e staf mjekësor, duke iu ofruar pacientëve gjithçka që kanë nevojë. “Gama e ndërhyrjeve është e gjerë dhe përveç të huajve, kirurgjia plastike po kërkohet gjithnjë e më shumë dhe nga shqiptarët, të cilët duan të përmirësojnë pamjen. Vëmë re se tendenca e disa viteve më parë, për të ekzagjeruar ka rënë dhe tani janë vetë vajzat dhe gratë të cilat kërkojnë një pamje sa më natyrale për ccdo ndërhyrje që kryejnë”, thotë Dr. Kapaj.

Rinoplastika, këtë verë 1000 euro
Kirurgia plastike, sqaron se rinoplastika, apo operacioni i hundës është e kërkuar si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. “Meshkujt i nënshtrohen këtij operacioni, përgjithësisht kur kanë dëmtime, por edhe për të hequr kurrizin e hundës. Ndërsa vajzat dhe gratë në pjesën më të madhe e kryejnë këtë operacion edhe në moshë të re, për të pasur një pamje sa më të këndshme që u rrit vetëbesimin”, shprehet mjekja. Sipas saj, me teknikat e reja operacioni i hundës nuk ka dhimbje dhe periudha e shërimit është 10 ditë. “ Kërkesat që kemi për një pamje sa më natyrale janë gjithnjë e më në rritje. Nuk kërkohet më hunda super e vogël, por kërkohet një hundë në proporcion me fytyrën që të ngjajë sa më natyrale”, thotë mjekja. Gjatë verës çmimi për këtë ndërhyrje në Spitalin Amerikan do të jetë 1000 euro, e cila është një ndër ofertat për kirurgjinë plastike.

LEXO EDHE:  S’keni vendosur ende për dhuratat e fundvitit? Klinika dermoestetike Vivia, ofron paketat me zbritje

Heqja e dhjamit
Pas lindjes kryesisht, ose për shkak të luhatjeve të mëdha në peshë, një tjetër operacion mjaft i kërkuar është heqja e masës dhjamore me bisturi. “Ky operacion gjithashtu kryhet edhe gjatë verës dhe kërkesat ne i kemi më të mëdha në numër nga nënat e reja, pas lindjeve”,thotë mjekja, e cila sqaron se janë operacione tashmë të kthyera në rutinë në spitalin Amerikan. “Heqja e dhjamit në pjesa e poshtme e barkut apo strijat e shtuara nga luhatjet e mëdha në peshë, janë ndërhyrje që ne i kryejmë prej vitesh dhe teknikat kanë ardhur gjithnjë në përsosje”, thotë mjekja.

Trendi i ri-Rmodelimi i fundshpinës
Bel i hollë e fundshpinë tërheqëse, këto janë dy nga trendet më të reja për realizimin e të cilave kërkohet një ndërhyrje plastike. Kirurgia pohon se nuk dalin asnjëherë nga moda, veçanërisht kur nuk kërkohen ekzagjerime. Nga ana tjetër mjekja sqaron se gjithnjë e më në rritje është numri i vajzave që zmadhojnë gjoksin. “Gjithashtu zvogëlimi i gjoksit për arsye shëndetësore, bëhet vazhdimisht në Spitalin Amerikan, pasi u ka krijuar pacienteve probleme me qëndrimin, cilësinë e jetës, hernie fiskale, e sigurisht edhe pamjen e jashtme”, thotë mjekja./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Në Spitalin Amerikan, tani flokë natyralë, rezistentë nga mjekët më të mirë të certifikuar në transplantimin e flokëve

LEXO EDHE:  Akademia DHI për një rezultat të shkëlqyer të flokëve tuaj

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Brenda ditarit të Anisa Josifit zbulohen citimet e pastorit/ Akil Pano: Jam shumë i prekur!

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me tregjedinë e ndodhur në Kombinat disa ditë më parë ku u gjetën të pajeta nënë e bijë.

Në emisionin “Open” u publikua një pjesë nga ditari i familjes Josifi.

Shënimet datojnë që nga viti 2006 dhe në atë kohë vajzat kishin shënuar në ditarin e tyre disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos. I ftuar në studio, Pano tha se nuk e mbante mend këtë fakt, por shtoi se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

“Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëqeqësit e kishës sonë nuk është njohur personalisht me to. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave.
Vajzat kanë qenë anëtare të një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të 3 vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore. Unë kam marrë kontakte me pastorin dhe nuk kam marrë shumë detaje për largimin e tyre. Nga ky element jam shumë i prekur nga këto detaje, jam i trishtuar. Ato shënime janë aty dhe mund t’i lexojnë të gjithë”, u shpreh pastori./CNA.al

LEXO TE PLOTE