LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I DASHUR XHAXHI EDI RAMA!/Nga Bledi MANE

1 Gusht 2017, 14:19, Aktualitet CNA

-Dy fëmijë romë i shkruajnë letër kryeministrit-
Ne qe po te shkruajme kete leter jemi moter e vella.
Une jam me i madh dhe quhem Ronaldo, motra eshte me e vogel dhe ajo quhet Xhensiljana. Ne jetojme me babin dhe me mamin te Bregu i Lumit por ne behar levizim per pune.
Babi yne quhet Tosun ndersa mami Sulltana. Ne ndihmojme prinderit tane sepse ata bejne cadra plazhi me thupra kallamash te thate dhe njekohesisht edhe shporta dhe kanistra. Ne në kasolle flasim gjuhen tone por une shkoj edhe ne shkolle kur hapet shkolla dhe jam me mesuese Shpresen. Ajo me ka mesuar qe te shkruaj e te lexoj dhe une e kam qejf shume kete gje sepse vetem une di te shkruaj te familja ime.
Javen e kaluar ishim ne Velipoje por u trembem shume se shpertheu nje zjarr i madh dhe une me motren pame disa njerez qe perpeliteshin nga flaket ne mes te vapes dhe kerkonin ndihme. U habitem shume kur degjuam se ata u dogjen nga bombola me gaz por ne nuk e dime cfare eshte kjo sepse ne në kasolle ngrohemi me dru e me shkarpa ne dimer. Ikem nga Velipoja ku shpertheu bombola e shkuam ne Ksamil por edhe atje shpertheu muti dhe shurra. Babi na tha qe edhe ketu ne Ksamil nuk paska pune se njerezit u tremben nga kaka e tyre por ne nuk ikem nga frika e kakes se buze lumit ku jetojme ne Tirane, kaka dhe shurra na perkedhelin cdo dite.
Nga Ksamili, babi gjeti nje makine dhe shkuam per ne Vlore por ate nate kur ecnim rruges shikonim pyjet e Llogarase qe perveloheshin sic djegim ne kazanet e plehrave. Dukej bukur flaka qe skuqtte naten e fresket por mua me erdhi gjynah se femijet romemesuese Shpresa na ka thene qe te presesh apo te djegesh nje peme, eshte njesoj sikur te vrasesh nje femije te vogel. Sapo arritem ne Vlore pame shume njerez qe shetisnin buze detit dhe atje degjuam disa krisma. Mami na tha qe jane fishekzjarre se vlonjatet i kane qejf ahengjet dhe festat por une me motren nuk e besuam mamin sepse ne e pame qe disa xhaxha e vrane nje xhaxh tjeter qe u shtri i gjakosur buze palmave te sapombjella. As ne Vlore nuk qendruam me shume se nje nate dhe ikem. Morrem rrugen per ne Durres por gjithmone kishte polica qe ndalonin kamionin ku kishim ngarkuar plackat tona dhe i bertisnin edhe babait edhe xhaxhi shoferit:
-Ku e keni fshehur hashashin ju bythezinjte e mutit?
Para se te mberrinim ne Lushnje une u bera kureshtar dhe me lezet hoqa pak pantallonat e shkurtra dhe pashe vjedhurazi me koken kthyer pas, bythen time. Ishte e bardhe si Lungomarja e Vlores ndaj nuk u shqetesova kur na shanin perseri policat.
Ne Durres u vendosem afer Rrotes se Kuqe sepse aty ne darke eshte bukur. Perzjehet tymi i qofteve me tingujt e tallavase dhe mes eresires fillojme kercejme te katert si familje.
Mami jone Sulltana eshte me barre por kjo nuk e pengon mamin ta dredhe belin e te harroje vujtjet tona te dites tek kercen shkujdesur naten…
Pas Durresit mbreme erdhem ne Tirane se babi do conte disa cadra te pishinat andej nga Liqeni por makinen na e vonoi perseri policia. Kesaj here nuk na kontrolluan as per droge e as nuk na ofenduan bythezinj por na ngarkuan kufomen e nje xhaxhi qe ishte mbytur te liqeni se po vonohej ambulanca. Ne nuk kishim udhetuar asnjehere me te vdekurit dhe qe te peste ne bashke me xhaxhi shoferin nuk flisnim fare por u nisem ta conim te mbyturin te urgjenca.
Une shikoja fytyren e atij burrit te mbytur qe nxirrte ende shkume nga goja dhe sa u bera gati t’ia pastroj buzet ngjyre mavi, na ndaloi perseri policia. Kishim arritur te stadiumi Dinamo se do e conim xhaxhin e mbytur te urgjenca e Tiranes por pritem shume se edhe atje pame nje djale te ri te shtrire ne rruge. Ai djali i ri ndryshe nga xhaxhi qe kishim ne makine nuk nxirrte shkume te bardhe nga goja, por ishte mbuluar i gjithi ne gjak se e kishin vrare shoket e tij me thike. Te gjithe ne u shqetesuam por me shume u shqetesua mami dhe filloi te bertiste. Ajo kishte dhimbje te forta ndaj ne zbritem nga makina dhe ecem te gjithe bashke me mamin te urgjenca e Tiranes. Atje nuk kishte doktora se kishin vapë dhe kishin ikur ne kafe por nje teta infermiere i tha mamit qe rrezikonte te abortonte bebin e vogel qe kishte ne bark. Une u shtanga, u shtang dhe motra. Ne e duam nje tjeter moter ose vella ne cadren tone te lumtur qe te gezojme, te kendojme, te kercejme, te mbledhim kanaçe bashke dhe po bashke te shkojme ne shkolle te mesuesja ime Shpresa por shpresat i humbem kur teta infermieria i tha perseri mamit:
-Me mire abortoje ate femije qe mban ne bark. Do e marresh me qafe. Me mire i vdekur sesa i gjalle ne kete vendin tone!
Une qava, qau dhe motra por lotet tona pushuan menjehere. Te urgjenca e Tiranes policia solli nje xhaxhi tjeter qe kishte bere aksident me makine dhe kishte keputur krahun…
Ndaj xhaxhi Edi Rama une dua te iki nga Tirana. Dua te iki te Rrota e Kuqe ne Durres ku tymi i qofteve perzjehet me tingujt e muzikes tallava! Atje eshte bukur se kercejme te gjithe ne erresire, atje eshte bukur se nuk degjojme krisma armesh dhe kuje te qarash. Tallavaja i mbyt te gjitha!!!

Lajmet e fundit nga