Connect with Us

Hamendësimet/”Furtunë” në drejtimin e PD

Aktualitet

Hamendësimet/”Furtunë” në drejtimin e PD

Publikuar

-

Me humbjen e thellë në 25 qershor dhe rikonfirmimin e Lulzim Bashës për një mandat të dytë, demokratët në vjeshtë do të përpiqen të kuptojnë se kush ishin shkaktarët që çuan në një rezultat të dobët.

Partia Demokratike përmbylli në korrik zgjedhjet për kryetarin e ri, por atë e pret një tjetër proces, ai për zgjedhjen e kupolës drejtuese.

Burime të “BalkanWeb” mësojnë se, në selinë blu po diskutohet mundësia që paralelisht me analizën e humbjes, PD të futet në një proces të brendshëm zgjedhor, duke lënë të kuptohet se edhe pse në bazë të statutit kupola drejtuese nuk e ka konsumuar ende mandatin pasi zyrtarisht u përfundon në nëntor të 2018-ës, mandati do u ndërpritet, duke nisur nga dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, si dhe sekretari Organizativ Enno Bozdo.

Në këtë kohë përfundon edhe mandati i drejtuesve të departamenteve dhe sekretariateve shumë prej të cilëve i dolën kundër Lulzim Bashës për zgjedhjet në parti.

LEXO EDHE:  Kreu i FRPD: Analiza dhe zërat kritikë të domosdoshëm për të ndryshuar situatën në PD

Megjithëse nuk ka ende një vendim zyrtar në selinë blu, “BalkanWeb” mëson se kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë për postet e lartë në PD.

Edi Paloka, i cili aktualisht mban postin e kreut të grupit përflitet të rikonfirmohet në këtë post për një mandat të dytë, megjithëse Edmond Spaho dhe Grida Duma qarkullojnë si emra që mund ta sfidojnë për drejtimin e grupit të ri parlamentar.

Arben Ristani nuk do të mbajë më postin e sekretarit e Përgjithshëm, ndërsa për këtë pozicion të rëndësishëm përfliten Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.

Në postin e sekretarit Organizativ thuhet se mund të rikthehet Flamur Noka, ndërsa për postin e nënkryetarit, emrat e përfolur janë ai i Tritan Shehut dhe Aldo Bumçit.

Me përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri, Partia Demokratike futet në një fazë të re të ristrukturimit te partisë, ndërkohë që Lulzim Bashës i duhet të përballet edhe me kërkesën e kritikëve të tij për ndryshimin e statutit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kulluri e thotë hapur/ Nëse Basha bojkoton zgjedhjet, renditem krah tij

Publikuar

-

Nga

Kulluri e thotë hapur/ Nëse Basha bojkoton zgjedhjet parlamentare, renditem krah tij

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri, prej disa kohësh ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj kryetarit të Republikës së Re Lulzim Basha.

Kulluri tha mbrëmjen e sotme se nëse Basha vendos të bojkotojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, atëherë do të renditet sërish krah tij.



“Ne duhet të kuptojmë se me çfarë sistemi do të shkojmë. Nëse zhbllokohet mekanizmi i mbylljes së listave dhe hiqet pragu 3 % besoj që do të shkojmë në zgjedhje normale dhe demokratike. Përndryshe zgjedhje nuk do të ketë. Nëse PD nesër vendos të dalë në shesh dhe deri të kërcënojë me bojkot të zgjedhjeve mua do të më ketë në krah për këtë çështje sepse është parimore.

LEXO EDHE:  Prokurori nga PS dhe PD?/ Deputeti: Ekziston ende si mundësi

LEXO EDHE:  PD i kthehet Ndokes per akuzat ndaj Pollos: Primitiv dhe bandit

Nëse do hapen rregullat e lojës këtu do të ketë garë politike. Partitë e vogla kanë hyrë në parlament. Situata që ne jemi sot është e paprecedentë pasi nuk ka pasur kurrë pakënaqësi për të dy palët. Unë kam 20 vite në politikë dhe nuk mbaj mend këtë situatë të tillë që në sondazhe mbi 65 përqind e shqiptarëve nuk duan elitën politike të sotme. Ka një pakënaqësi të madhe sot sepse performojnë njësoj dhe janë të dy bashkë”, theksoi ai në emisionin “Repolitix”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ministria është e Financave jo e kryeministrit”/ Denaj kapet keq me Malajn

Publikuar

-

Nga

“Ministria është e Financave jo e kryeministrit”/ Denaj kapet keq me Malajn

Ministrja e Financave Anila Denaj ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open”, me ish deputetin Arben Malaj.

Denaj tha se kryeministri kishte kërkuar që në buxhetin afatshkurtër të përfshinte dhe rritjen e pagave, por ajo e kishte kundërshtuar duke marrë parasysh situatën e pandemisë në vend.

Malaj e kritikoi ministren duke theksuar se rrogat po rriteshin para zgjedhjeve.



“Rritja e pagave nuk është e vetmja zgjidhje për problemet e shëndetësisë. Nuk mund të thuash po isha unë kundër dhe kryeministri pro do rriten rrogat.

LEXO EDHE:  I dha kunatit të tij 100 milionë lekë/ Basha sulmon biznesmenin e njohur

LEXO EDHE:  "Edhe mjekët dhe infermierët e Fierit në karantinë"/ PD propozon 3 masa urgjente

Ministrja është e Financave të Shqipërisë, jo e kryeministrit. Sa herë ka zgjedhje kryeministri del e bëhet si Babagjyshi i Vitit të Ri, por detyra e ministres është që mos ta lejojë të bëjë këtë populizëm. Rritja e pagave me rritje borxhi sjell krizë”,tha Malaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimi i Ramës për pagë minimale 30 mijë lekë/ Tabaku: Ka kopjuar programin e PD-së

Publikuar

-

Nga

Premtimi i Ramës për pagë minimale 30 mijë lekë/ Tabaku: Ka kopjuar programin e PD-së

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cilësoi propagandë të gënjeshtërt programin e punësimit të kryeministrit Edi Rama, me të cilin ai zotohet ta rrisë pagën minimale në 30 mijë lekë.

“E ka hapur thesin e premtimeve si kurrë më parë, sa më keq ndodhet, sa më keq ndodhet ekonomia, punësimi, aq më shumë gënjen dhe përpiqet që të kalojë situata. Të njëjtën fjali [për pagën minimale] e ka thënë në 2017-ën, e ka përsëritur në 2018-ën, por tha 37,500 lekë, ndërsa tani është kthyer te 30 mijë lekëshi. Çdo qeverisje gjykohet për atë që bën gjatë mandatit dhe këto aktet e fundit, me premtimet e fundit, kur janë në ikje nuk kanë vlerë sepse faktet kanë vlerë sepse ajo që ti ke bërë këto 7 vite kanë qenë kundër të gjitha vendimeve që po bën tani dhe janë kopje e keqe e programit që PD-ja ka lançuar, premtim i saj në vitin 2017, po të donte kishte mundësi ta bënte më parë, ndërkohë që tani si rezultat i taksave të larta, konsumit në rënie faturave të kripura të energjisë dhe kostos së jetesës, familjet shqiptare janë në kushte mbijetese”, këmbënguli Tabaku në “Ilva Now”.

LEXO EDHE:  E promovoi në PD/ Topollaj tregon pse është kundër Bashës

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli i nxjerr bojen Bashës/ Partinë e drejton familja, që nuk votoi kurrë për PD-në

Ish-deputetja demokrate tha se qeveria vazhdimisht ka mbështetur një grup njerëzish pranë tij në investimet publike, investimet strategjike, por edhe në fushën e punës.



Ajo këmbënguli se programi në fjalë është i PD-së, dhe nëse asaj do t’i jepet mundësia e qeverisjes në fund të mandatit të saj do ta dërgojë pagën minimale në 400 euro.

Tabaku pretendoi se në 7 vite qeveria ka ndërtuar vetëm 22 kilometra rrugë të reja. Ajo e cilësoi “thirrje dëshpëruese e një qeverie në ikje” çdo premtim që do të bëhet në periudhën e fundit të mandatit të saj.

“Qeveria ka punuar vetëm me prezantime 3D dhe me ekrane, ndërkohë që në terren qytetarët nuk kanë prekur asgjë, infrastruktura është fatura më e rëndë e Ramës”, këmbënguli Tabaku e cila kujtoi programin e “Rilindjes Urbane” program i cili sipas saj ka shpenzuar buxhetin e investimeve pa krijuar zhvillim ekonomik.

LEXO TE PLOTE