LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Dy këshilltarët e Nishanit qëndrojnë me Metën/Njëri ka qenë me Berishën

1 Gusht 2017, 17:36, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta pak ditë pas marrjes zyrtarisht të postit dhe betimit si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë në 5 vitet e ardhshme, ka filluar të krijojë stafin e tij.

Thuajse i gjithë stafi i mëparshëm i Bujar Nishanit ka dhënë dorëheqjen dhe i riu pritet të ndërtohet me më të besuarit e Ilir Metës.

CityNews ka mësuar nuk është larguar i gjithë stafi i Nishanit. Dy ish këshilltarëve të Nishanit nuk u është pranuar dorëheqja nga Ilir Meta.

Ata janë thirrur në zyrë, u është refuzuar dorëheqja formale dhe u është propozuar të vazhdojnë detyrën.

CityNews bën të ditur se bëhet fjalë për Ylli Asllanin, i cili më parë ka qenë edhe këshilltar i Sali Berishës, në periudhën kohore 2005-2013.

Më pas nga 2013- 2017 ai ka mbajtur detyrën e këshilltarit të Bujar Nishanit. Ndërkohë më herët  në vitet 1996-2000, Asllani ka qenë kryetar i Bashkisë së Gjirokastër.

Emri i dytë, të cilit i është besuar vazhdimi i detyrës nga Ilir Meta, është Flamur Gashi. Flamur Gashi prej katër vitesh mban detyrën e këshilltarit të ish Presidentit Bujar Nishani./CityNews

Lajmet e fundit nga