LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy javë para largimit, kreu i hekurudhave Dashi i LSI tender shitje 2 mijë tonë skrap

1 Gusht 2017, 20:30, Aktualitet CNA

Më 21 gusht 2017, dy javë para krijimit të qeverisë së re, administratori i subjektit juridik publik ?Hekurudha Shqiptare sha?, me seli në Durrës, Ilir Dashi, njofton se do të organizojë një tender për shitje skrapi hekurudhor.

Bëhet fjalë për 2 mijë tonë çeliqe speciale, të nxjerrë nga vagonët e mallrave dhe të udhëtarëve. ?Dyshemeja? fillon me 43 025 400 lekë (323 mijë euro) ose 161 euro toni. Bie në sy fakti që ky tender nuk është për nevoja të ngutshme, që të përligjte këtë sprint të ish-kryetarit të LSI-së për kryeqytetin.

Këtij rasti i paraprin tenderi i zhvilluar në fund të vitit 2016, për shitjen e skrapit të lokomotivave, ku pesha e skrapit të magazinuar ishte 1201 366 kilogramë, por u prokurua me peshën prej 926 tonë. I është bërë shkresë administratorit të ?Hekurudhës Shqiptare sha? Ilir Dashi, i emeruar në detyrë më 31 tetor 2016, se malli ka dalë pa dokument shoqërues nga magazina. Është bërë evident fakti që gjendja në magazinë është më tepër nga ajo që prokurohet dhe merret më tepër mall nga ai që është paguar në tender. Nuk flitet për pak, por për 300 tonë skrap cilësor, ose për 3 lokomotiva të zhdukura.

Sikurse është bërë e ditur, Zëvendëskryeministrja teknike e PD-së, Ledina Mandija, i është drejtuar me një shkresë ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj (LSI), në lidhje me punësimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës. Kontratat janë lidhur nga data 25 maj deri më datë 12 qershor 2017, ku janë punësuar 20 persona. Sipas Kodit Zgjedhor, nuk lejohen emërimet gjatë fushatës zgjedhore.

Jo vetëm kaq. Sipas nr. 2 të Qeverisë, ajo ka marrë shqetësime nga punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës se është ushtrohet trysni për të marrë pjesë në aktivitet elektoral. /CityNews

Lajmet e fundit nga