LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detajet- Çfarë ndodhi në Don Bosko/Shoferi çau postbllokun e policisë, por ...!

1 Gusht 2017, 21:06, Aktualitet CNA

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri, gjatë një operacioni antidrogë në zonën e Don Boskos, në Tiranë. Burime nga policia bënë me dije se një automjet nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të çajë postbllokun e uniformave blu.

Të njëjtat burime shtuan se policia ka qëlluar në ajër. Nuk dihet se si ka ndodhur, por shoferi i makinës së pabindur është plagosur lehtë. Ai ndodhet në spital, por njëkohësisht i është komunikuar masa e arrestit.

Nuk është ende e qartë përse ai nuk ka pranuar t?i bindet policisë për të ndaluar. Ende nuk jepet identiteti i tij. Të njëjtat burime shtuan se dyshohet që në makinë ka qenë edhe një tjetër person që mundi të largohet dhe se po punohet për arrestimin e tij./CityNews

Lajmet e fundit nga