LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë po ndodh në PD-në e Pogradecit?/Nga mandati i deputetit tek pazari i Fahri Balliut me Lulzim Bashën

2 Maj 2016, 18:32, Aktualitet CNA

Kreu i degës të PD Pogradec, Renato Preza dha sot dorëheqjen në mënyre publike dhe duke argumentuar shkaqet. E quajti fyes vendimin e Lulzim Bashës për zgjedhjet në këtë degë.

Cilat janë faktet dhe si qëndron e vërteta? Citynews sjell të gjitha argumentat.  PD në Pogradec fitoi Bashkinë. Me një kandidat të servirur nga Fahri Balliu, kandidaturë të cilën fillimisht ja kishte përcjellë Ilir Metës, ky i fundit e refuzoi.

Dega/Por, dega drejtohet nga Preza e jo nga Fahriu. Renato Preza u zgjodh kreu i degës në një luftë kulisash në konferencën e degës. Enno Bozdo dhe Fahri Balliu i hoqën emrin nga kandidimi, por ai u fut në votim me urdhër të Lulzim Bashës dhe rezultoi fitues, duke lënë me gisht në gojë Fariun dhe Bozdon.Renato-Preza-655x356

Skenarët vazhdojnë dhe nuk ndalen. Për shkak të një kandidature të dobët nga LSI, urrejtjes qytetare ndaj arogancës të shtabit të kandidates, PD punoi në çdo qelize dhe mundi të fitonte Pogradecin. Në fakt kandidati vinte nga e majta, deri në zgjedhje Eduard Kapri mbante detyrën e kryetarit të këshillit Bashkiak në Pogradec si përfaqësues i PSD të Skender Gjinushit.

Kryebashkiaku/Dega kishte meritën e saj. Cudia nuk zgjati tre ditë. Kryetari i bashkisë Pogradec pas fitoresh shpalli veten trumfues. Me urdhër të Fahri Balliut dhe Enno Bozdos, ai filloi sulmet ndaj kreut demokrat të degës, duke përdorur edhe ca çiliminj për tu larguar sa më shumë nga PD-ja zyrtare, dhe për të kthyer familjen e tij në faktorin që mer vendime për Bashkinë Pogradec. Për gjithçka që fillojnë kapri (1)nga emërimet dhe përfundojnë tek investimet. Emërimet dhe largimet në pak muaj janë me dhjetra, jo nga kampi kundërshtar politik por nga njerëzit që i mer në punë, disa I ikin disa I dëbon. I deleguar në degë është deputeti Gjergji Papa, që sit ë jetë si mos jetë nuk I prish dhe nuk I ndreq punë askujt. Thjesht është fasadë pa asnjë njohuri dhe veprim politik, gjendja dhe skandalet në Bashki apo përplasjet në degë e tregojnë sesa ka punuar dhe deriku ka degraduar situate.

Por ky pasazh për kryebashkiakun, zgjedhjet e degës dhe garën e bashkisë janë detaje të rëndësishme për PD-në e Pogradecit.

Pazari dhe vendimi/Me vendimin e fundit u shpallën zgjedhje, ndërkohë që dega nuk ka asnjë ndryshim administrativ si dhe ka fituar zgjedhjet. Në Korçë ku ka ndryshim administrative dhe kfahriua humbje, ska zgjedhje. Në Lezhë që është e njëjta situatë me Pogradecin, ska zgjedhje. Ca të nënës dhe ca të njerkës. Lulzim Basha me mendjen e Ennos Bozdos dhe Arben Ristanit bën lëmsh gjithyçka, thjesht dhe vetëm për interes të Fahri Balliut. Po pa e përjashtuar edhe mundësinë që lëmshin në të gjithë shqipërinë po e bën vetë Lulzim Basha që të ndryshojë raportet në Këshillin Kombëtar dhe degë. Kjo I vlen zgjedhjeve të ardhshme.

Pengmarrja/Në rast se nuk e dinë qytetarët e Pogradecit dhe në veçanti demokratët le ta mësojnë. Beteja për vendin e Renato Prezës, bëhet që në vend të tij të shkojë një ushtar i bindur i Fahriut dhe Eduard Kaprit. Ky ushtar do ti hapë rrugën për kandidim vajzës së Fahri Balliut, e cila është një nga koordinatoret e Lulzim Bashës.

Henris  Balliu, dhe kandidimi i saj për deputete është pazari i Fahriut. Por një kryetar dege jashtë klaneve dhe interesave të Balliut dhe Kaprit, mund të krijojë problem. Zgjidhja është riorganizmi pa asnjë arsye dhe rregull

statutor. PD-ja në Pogradec po bëhet kurban për Fahri Balliun dhe kjo është e vërteta. I pëlqen ose jo

 

dikujt e dhimbshme, por e vërtete.

Ndoshta kreu i degës e ka njohur situatën dhe realitetin e zymtë që ka përballë, një largim i tij me dorëheqje nga detyra ja bën ?BANDËS? të Fahri Balliut autostradë rrugën për pengmarrjen e PD-së në Pogradec./citynews

Lajmet e fundit nga