LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajme të këqija për adhuruesit e Apple/ Kur do të dalë në treg Iphone 8?

31 Korrik 2017, 16:34, Aktualitet CNA

Iphone 8 është shumë pranë lancimit të tij por ju nuk do të keni mundësi ta blini atë. Smartphoni më i fundit i Apple do të zbulohet në pak javë, por sipas analistëve ai nuk do të jetë në dispozicion të blerësve deri pas disa muajve nga lancimi.

Kjo mund të sjellë shumë dëme për Apple, e cila e ka bazuar suksesin e saj tek aftësia për t?u sjellë konsumatorëve pajisjet teknologjike më të reja në kohë rekord.

Sipas shumë analistëve ndryshimi i prodhuesve ka ngadalësuar procesin e prodhimit të Iphone çka do të bëjë qe Iphone mos të jetë i disponueshëm në treg në muajin shtator, kur kompania për vite me rradhë ka lancuar versionet e reja, por Iphone 8 do të jetë i pranishëm në treg në nëntor ose dhjetor.

Gjithashtu mendohet se Iphone 8 do të kushtojë mbi 1,000$, çka mund të jëtë një tjetër faktor që do të ndikojë në uljen e ndjeshme të blërësve të tij./CityNews

Lajmet e fundit nga