Connect with Us

“Kërcënon” Rama/Kemi emrat e feudëve, pritet aksion i madh

Aktualitet

“Kërcënon” Rama/Kemi emrat e feudëve, pritet aksion i madh

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Zyrën Opracionale të Situatës për raportin e Task Forcës mbi kultivimin e kanabisit në vend. Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria duhet të shpëtojë një herë e mirë nga ajo që ai e quan “njolla jeshile e turpit”.

“Deri sa të arrijmë të plotësojmë ashtu si e kemi vendosur këtë objektiv për nga pikëpamja e pastrimit të territorit nga kultivuesit e kanabisit, ana tjetër e medaljes është e gjitha për t’u parë deri në fund, në kuptimin e evidentimit, ndalimit dhe ndëshkimit të elementëve kriminalë që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të mëdha parash dhe që posedojnë asete kriminale. Po ashtu besoj se Policia e Shtetit meriton vlerëson të posaçëm që pavarësisht ngarkesës së shtuar nga fluksi i madh i turistëve por dhe fenomeni i zjarreve nuk ka pasur asnjë cedim në frontin e luftës kundër drogës. Është e qartë që pavarësisht nga përpjekja e policisë së Shtetit ka ende autoritete vendore që nuk janë shfaqur në lartësinë e sfidës.

Nuk është sfidë vetëm e policisë por e të gjithë strukturave. Mjafton që këta elementë shumë shqetësues për komunitet, për rendin e sigurinë, që reflektojnë pandëshkueshmërinë e gjatë gjithë këtyre viteve, të eliminohen. Nuk duhet pastruar Shqipëria vetëm nga kanabisi, por edhe nga kriminelët që kërcënojnë jetën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Suksesi i qartë që po shihet, dhe njolla jeshile e turpit që po hiqet, tregojnë vullnetin e hekurt të policisë shtetit, dhe partneritetin e mirë me autoritetet italiane.

Është koha ta pastrojmë Shqipërinë jo vetëm nga kanabisi por edhe nga këto mikrobe të gjalla që kërcënojnë sigurinë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Policia ka informacionin e duhur, ka emra, bëma, lidhje, lëvizje të këtyre lloj mikrobeve që të bëjnë të mundur operacionin super të suksesshëm në këtë drejtim për t’i dhënë një mesazh njerëzve të këtij vendi se koha kur shteti ishte vetëm një aleternative e sigurisë së tyre ka ikur”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Basha kërkon përballje me Ramën/ “Je trim në ekran por në debat qep gojën”

Më tej, kreu i qeverisë paralajmëroi goditjen e zyrtarëve të policisë të përfshirë në akte të paligjshme.

“Të goditen elementet brenda policisë së shtetit që janë të lidhur dhe të nënshtruar ndaj këtyre elementeve. Ndaj feudalëve që shqetësojnë jetën komunitare duke mbajtur me vete pasaportën e zymte të veprave kriminale dhe duke qene hije për njerëzit e këtij vendi”, u shpreh kreu i qeverisë./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Papagallët e Lulit/ I njëjti tekst në çdo deklaratë

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha po mundohet me çdo formë dhe mënyrë për të justifikuar humbjen e radhës që mori në 25 prill dhe dënimin e PD me katër vite të tjera në opozitë. Pas disfatës në zgjedhje, zërat për largimin e tij u shtuan nga dita në ditë, ku përveç ish përfaqësuesve të PD edhe qytetarët e thjeshtë demokratë po kërkojnë riformatim të partisë.

Frika e Bashës është e madhe, dhe për të mbuluart dështimin, ka nxjerrë papagallët e tij, të cilët në çdo dalje për media përsërisin të njëjtën deklaratë. Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Enkelejd Alibeaj apo Jorida Tabaku të cilët arritën të merrnin mandatin e deputetit dhe me “madhështë” përsërisin se vjedhjet janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe se PD po nxjerr çdo ditë fakte të reja.

LEXO EDHE:  Shkollë në kohë pandemie/ Rama: Kjo kategori nxënësish do përfitojë transport falas

LEXO EDHE:  Rama heq përgjegjësitë/ Ja kujt ia adreson problemin e aksidenteve rrugore

Çdo ditë Partia Demokratike po bën publik gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimji Doshi-Rama-Rakipi”, thuhet në deklaratën e përsëritur të tyre.

Por mesa duket papagallët e Lulit ende nuk e kanë kuptuar se PD i ka shanset shumë të vogla, për të mos thënë zero që të vijë në pushtet nën drejtimin e Bashës.

Ky është një fakt, pasi ky i fundit në çdo proces zgjedhor ka dështuar dhe madje thellë, duke lënë pa asnjë përfaqësim demokratët dhe njerëzit që vërtet e duan partinë dhe kanë dhënë shumë për të pa asnjë lloj interesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Besimtarët myslimanë mbyllin këtë të mërkurë muajin e Shenjtë të Ramazanit që kulmon me faljen e Fiter Bajramit mëngjesin e të enjtes.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë edhe udhëzimet për faljen e Bajramit i cili do të falet në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Në njoftimin e KMSH thuhet si më poshtë:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.

LEXO EDHE:  Bashkëpronari i Air Albania, Sinan Idrizi akuzohet për mashtrim në Turqi

LEXO EDHE:  Rama ironizon Berishën për videon e CNA.al/ Kujdes se na morët fytyren

PROGRAMI I FITËR BAJRAMIT

Data: 13.05.2021

Dita: E enjte

Ora: 05:40-06:20

Vendi: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë

Fillimi: 05:40, Moderatori Ejup Lila

Lexim Kur’ani: 05:45, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj

Fjala përshëndetëse: 05:55, Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu

Ligjëratë: 06:00, Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica

Falja e Namazit: 06:10, Kryetari i KMSh-së prin në namaz

Hytbeja: 06:15 Myftiu i Tiranës, Lauren Luli

– Jeni të lutur të respektoni rigorozisht të gjitha masat anti COVID-19 sipas protokolleve në fuqi!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi, grup armiqësor me rojen e shkollës

Publikuar

-

Nga

Gramoz Ruçi dhe Armando Subashi grup armiqësor me rojen e shkollës

Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe shtetasit Pëllumb Nanaj.

Ky i fundit rezulton të jetë roje shkolle në Fier, por demokratët duket se e kanë futur në ‘listën e zezë’, pas humbjes së tyre.

Në shkresën që mban datën 31 mars, PD e akuzon këtë të fundit se ka bashkëpunuar me Subashin e Ruçin për të zhvilluar takimet elektorale në aborrin e shkollës.

Madje demokratët akuzojnë se ky i fundit është punësuar nga socialistët me qëllim për ti marrë votën me 25 prill.

Ndoshta Nanaj mund të jetë vërtetë një mbështetës i socialistëve, por të paktën demokratët t’i gjenin një bashkëpunëtorë më serioz Gramozit, jo rojen e shkollës, pasi mirë që humbin por nuk dijnë as të justifikohen duke rënë në nivel qesharak.

Më poshtë gjeni dhe denoncimimin e çuar në KAZ që CNA.al e ka siguruar nga juristët e PD./CNA.al


LEXO TE PLOTE