LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

EMRAT/Cilët janë disa nga drejtorët e spitaleve që largoi sot Rama

31 Korrik 2017, 18:22, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama kërkoi ditën e sotme që drejtorët e spitaleve rajonalë dhe lokalë të japin dorëheqjen për shkak të dështimit të tyre në këtë pozicion.

Teksa u renditi disa nga dështimet në shëndetësi, Rama i cilësoi këta drejtorët si përgjegjësit kryesorë.

Jo vetëm kërkoi dorëheqjen, por kryeministri u tregoi se largimi i tyre do të bëhej që nesër, njëlloj siç ndodhi një javë më parë me drejtorët e hipotekave.

Në listën e mëposhtme do të gjeni disa nga drejtorët që Rama i largoi ditën e sotme:

Drejtor spitali në Durres Viola Cikalleshi

Drejtor spitali në Lezhë Pashko Smaçi

Drejtor spitali në Mirditë Lek Reçi

Drejtor spitali në Kukës Hasije Zeneli

Drejtor spitali në Elbasan Desantila Tahiraj

Drejtor spitali në Kukës Hasije Zeneli

Drejtor spitali në Përmet Elda Cullufe

Drejtor spitali në Vlorë Bruna Mersini

Drejtor spitali në Sarandë Arjan Kalcuni

Drejtor spitali në Gramsh Qemal Zani

Drejtor spitali në Gjirokastër Përparim Muco/CityNews

Lajmet e fundit nga