Connect with Us

Aksident i rëndë në Shkodër/Dy persona rrezikojnë jetën, njëri humb gjymtyrët

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër/Dy persona rrezikojnë jetën, njëri humb gjymtyrët

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në vendin e quajtur Ferma Aliaj, në rrugën Koplik-Bajzë Malësi e Madhe.

Sipas policisë, janë përplasur mjetet tip Crysler me targë AA226HO, me drejtues shtetasin K. T, 32 vjeç, banues në Selcë, Malësi e Madhe, me mjetin tip Land Rover me targë AA381AR, me drejtues shtetasin K. V, 39 vjeç, dhe pasagjer F. L, 27 vjec, banues në Vermosh, Malësi e Madhe.

Për pasojë janë dëmtuar rëndë dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasit K. T, dhe F. L. dhe thuhet se një nga personat ka humbur gjymtyrët. Ndërsa shtetasi K V. ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.07.2017, rreth orës 22.20, në , vendin e quajtur Ferma Aliaj, në rrugën Koplik-Bajzë Malësi e Madhe, kemi marrë njoftim se ka ndodhur aksident.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se janë përplasur mjetet tip Crysler me targë AA226HO, me drejtues shtetasin K. T, 32 vjeç , banues në Selcë, Malësi e Madhe, me mjetin tip Land Rover me targë AA381AR, me drejtues shtetasin K. V, 39 vjeç, dhe pasagjer F. L, 27 vjec, banues në Vermosh, Malësi e Madhe,
Për pasojë janë dëmtuar rëndë dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasit K. T, dhe F. L.
Ndërsa shtetasi K V. ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën.
Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  Përplasen nga makina/ Humb jetën nëna, në gjendje të rëndë nusja

LEXO EDHE:  Aksidentohet aktori i njohur/ Dërgohet me urgjencë në spital (foto)

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa…

Publikuar

-

Nga

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa...

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi se mbrëmjen e sotme në aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën edhe 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Pjesa e tretë e 145 mijë dozave vaksinash Pfizer të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të mundësuara nga Austria mbërritën këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Lezhë/ Makina përplaset me një traktor, humb jetën një person

LEXO EDHE:  Aksident gjatë punës/ 34 vjeçari në gjendje të rëndë për jetën

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë, që drejtohet nga ambasadori Luigi Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE