Connect with Us

Rama “sherr” me qytetarët/ Jeni mësuar keq, i shkruani Kryeministrit për punë!

Aktualitet

Rama “sherr” me qytetarët/ Jeni mësuar keq, i shkruani Kryeministrit për punë!

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në një dëgjesë publike të zhvilluar në Fier. Edhe gjatë këtij takimi nuk munguan replikat mes Ramës dhe qytetarëve, të cilët i ankohen për shqetësimet e tyre.

Njëri prej tyre i kërkoi Kryeministrit që t’i gjente punë, por Rama ja ktheu se kur ikin jashtë bëjnë çdo punë, ndërsa këtu janë mësuar keq duke i kërkuar Kryeminstrit në rrjetet sociale.

Qytetari: Z.kryeministër, unë me njërin sy shoh vetëm 10%, se jam dëmtuar gjatë punës time në Greqi. Punoja në ndërtim. Pastaj kur erdha këtu, kam kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë, kam marrë në telefon edhe ministrin e mirëqënies sociale, se dua punë, ju kam shkruar dhe juve në Facebook

LEXO EDHE:  Video-Kur Arian Çani degjeneronte Veliajn dhe Ramën/ Mortjet e Shqipërisë

Rama: Në Greqi kryeministrin nuk e takoje dot, prit më ler të flas, kryetarin e bashkisë nuk e takoje dot. Këtu e gjete punën, por unë të them që nuk është Kryeminstri dhe kryetari i Bashkisë që të gjejë punë për këdo, se po qe kështu nuk shkojmë gjëkundi. Kur shkojnë shqiptarët në Greqi apo vend tjetër se e dinë që s’kanë gjë tjetër të bëjnë dhe punojnë, kurse këtu i shkruajnë kryeministrit në Facebook./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ “Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën”

Publikuar

-

Nga

Knut Fleckenstein do punojë për Ruçin/ "Tani jam thjesht një këshilltar, kam folur edhe me Metën e Bashën"

Ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein i ftuar në “News24” nga gazetarja Nisida Tufa  foli për pozicionin e ri si këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai sqaroi prapaskenat e këtij pozicioni, të cilin e ka marrë zyrtrisht këtë javë.

“Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë.

Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë”, tha Fleceknstin duke u përgjigjur edhe për ditët kur u njoh me këtë propozim.

LEXO EDHE:  Unaza e Madhe/ Çuni i Fahriut kërcënon Ramën

LEXO EDHE:  Rama publikon ikonen "Fjetja e Shën Marisë"/ Qytetarët: Populli në mjerim, ti merresh me ikonat

“Ishte një ftesë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Po e pranova, veçanërisht sepse të jesh këshilltar për parlamentin duhet të jesh këshilltar i kryetarit të Kuvendit, por edhe të grupeve parlamentare sigurisht. Kjo ndihmon ndoshta të mos shihet si e njëanshme.

E kemi diskutuar këtë javë sesi mund të jetë një detyrë e tillë. Sigurisht kam diskutuar edhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, por edhe me kreun e PD Lulzim Basha.

Kam disa ide, këshilla për të diskutuar me parlamentin për këtë proces, të nxis zhvillimin të jem sa më konstruktiv të jetë e mundur, të hapim diskutime me shoqërinë civile dhe besoj se ka shumë gjëra për t’u bërë, por tek e fundit tashmë nuk jam më reporter, jam thjesht këshilltar”, tha Fleckenstein. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Maqedoninë e Veriut/ 8 viktima dhe 200 të infektuar në 24 orë

Vijon të rëndohet situata nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë regjistruar 199 raste të reja të të infektuarve me Covid 19, ndërsa janë regjistruar dhe 8 viktima.

Mes viktimave të fundit është një i ri vetëm 24 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e reja janë konfirmuar në: Shkup-90, Kumanovë-17, Dibër-6, Shtip-9, Prilep-3, Tetovë-12, Strugë-12, Manastir-2, Ohër-4, Kavadar-2, Gostivar-5, Strumicë-2, Radovish-1, Krushev-1, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-3, Resnje-2.

LEXO EDHE:  Zyrtare-Emri/Kush do ta drejtojë Parlamentin e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Këshilltari i Metës zbulon dy rrugët e Ramës/Çfarë e vë në dyzim!

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 120 persona të shëruar nga koronavirusi: Shkup-94, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-1, Ohër-6, Gostivar-2, Krushev-1, Makedonski Brod- 1.

Ndërkohë dëri më tani numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 7 975 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 376 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Publikuar

-

Nga

Aksident në Shkozë/ Përplasen dy makina

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Shkozës, Tiranë.

Mësohet se një automjet tip ‘Ford’ është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Audi’.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE