LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mënyra si flini, tregon çfarë çifti jeni

30 Korrik 2017, 21:00, Aktualitet CNA

Secila nga këto pozita të gjumit, e ka një kuptim. Jeni nga ata që flenë në krah të njëri-tjetrit, nga ata që duan rehatinë e tyre, nga ata që zënë gjithë krevatin?

Më poshtë ju sjellim mënyrat e fjetjes me partnerin tuaj dhe simbolikat e tyre:

Pozicioni lugë: jeni të çmendur pas njëri-tjetrit

Urime! Ju akoma dhe në gjumë nuk mund të qëndroni larg njëri-tjetrit. Keni një lidhje pasionate me partnerin por njëkohësisht jeni të pasigurt për të, përderisa e mbani afër vetes akoma dhe gjatë gjumit.

Pozicioni ?Krahu mbrojtës?: Keni një marrëdhënie të ndërvarësisë dhe emocione intensive

Rolet tuaja janë të dukshme. Njëri është mbrojtësi ndërsa tjetri më ?delikati?. Keni një lidhje të thellë emocionale brenda të cilës ndiheni të sigurt.

Pozicioni ?Ma kap dorën të ecim bashkë?: lidhja juaj është e bazuar në themele të forta

Jeni që të dy të pavarur dhe nuk përshtateni lehtë. Keni respekt për njëri-tjetrin dhe edhe pse nuk jeni të ?ngjitur? pas njëri-tjetrit keni gjithmonë kujdes se mos veprimet tuaja mund të lëndojnë tjetrin.

Pozicioni ?Fqinjët përballë?: përveç se çift, jeni dhe dy shokë shumë të mirë

Ju shijoni privatësinë por në të njëjtën kohë mbështeteni shumë tek njëri-tjetri. Ka sekrete që ia tregoni vetëm partnerit. Nëse lidhja juaj do të kishte këmbë, do të bazohej shumë fort në to

Pozicioni ?Largohu se do ngjitemi?: ndjeheni shumë të lidhur me partnerin

Zakonisht e konsideroni lidhjen tuaj si të mirëqenë, por kjo ndodh sepse gjërat ju ecin mirë pa zënka. Edhe nëse keni të tilla, ato nuk ndikojnë në mbarëvajtje e lidhjes. Partneri juaj do të jetë i pari që do t?i drejtoheni nëse diçka nuk shkon mirë

Pozicioni ?Oktapod?: keni një lidhje mbështetjeje dhe fleksibiliteti

E dini që gjysma juaj do të jetë gjithmonë atje. Interesoheni, kujdeseni dhe e mbështesni njëri-tjetrin gjithmonë. Jeni që të dy njerëz me logjikë që keni pritje reale në jetë. Lidhja juaj karakterizohet nga sinqeriteti dhe ekuilibri.

Lajmet e fundit nga