LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Luftë" brenda PD-së/Malltezi sulmon Mziun: Turp për këtë që ndodh në Kamëz (Foto)

30 Korrik 2017, 14:31, Aktualitet CNA

Kreu i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka sulmuar kryebashkiakun demokrat të Kamzës, Xhelal Mziu.

Maltezi ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku duken plehra të shpërndara në tokë, duke akuzuar Mziun se ka lene pas dore punet ne bashkine e Kamzes. Këtë lënie pas dore Malltezi e quan të turpshme dhe të papranueshme nga ana e institucionit përkatës.

?Turp dhe trishtim me situaten e mbetjeve urbane ne Kamez. Imazhet jane te renda dhe te papranueshme per banoret dhe me rrezik per shendetin e njerezve. Bashkia duhet te reagoje shpejt. Eshte e vonuar. Edhe nese kjo vjen si pasoje e papergjegjshnerise apo keqdashjes se firmes se kontraktuar, kjo nuk e lehteson nga pergjegjesia Bashkine Kamez.

Ta coje per ndjekje penale dhe per rrezikim shendetit te qytetareve. Por edhe duhet te kete plan menaxhimi mbetjesh si edhe plane per situata emergjencash qe duhet te fuse ne perdorim. Per me teper landfilli i Sharres eshte vec 8 km larg. Kjo eshte situate e papranueshme?./CityNews

Lajmet e fundit nga