LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

600 milionë euro dëm ekonomik-Basha sfidon Ramën/ Nëse e ke seriozisht, merr raportin dhe pusho drejtuesit!

30 Korrik 2017, 10:58, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale për raportin e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku 600 milionë euro rezultojnë si dëm ekonomik.

Sipas Bashës, ky është një tjetër tregues skandaloz i qeverisë së Ramës, i cili është shembulli i abuzimit me detyrën.

Postimi i plotë:

?Raporti i sapo bërë publik i Kontrollit të Lartë të Shtetit shpjegon në detaje se dëmi ekonomik i shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi vetëm në dogana, tatime dhe tendera është afro 600 milionë euro. Është tjetër tregues skandaloz i një qeverisje qëllimi i vetëm i së cilës është grabitja e parave dhe pasurive të vendit.

Në shfaqjen e tij tragji-komike Edi Rama është duke bredhur në Shqipëri për t?ju kërkuar njerëzve të denoncojnë ata që abuzojnë me detyrën. Nëse e ka seriozisht le të marrë raportin e KLSH-së dhe të pushojë dhe ndjekë penalisht drejtuesit e doganave, tatimeve dhe prokurimeve, dhe ministrat e funksionarët e tjerë publikë që kanë shkaktuar këto dëme. Por kjo nuk ka për të ndodhur, sepse në fakt Edi Rama është vetë shembulli dhe kampioni i abuzimit me detyrën dhe pasuritë publike për interesat e tij dhe klientëve të tij?, shkruan Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga