LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vëllai i “Ballist” Morinës i bën thirrje kryeministrit/ Na ndihmoni të mos e çojnë vëllain tonë atje

29 Korrik 2017, 15:08, Aktualitet CNA

Gjykata Kroate pak ditë më parë ka marrë vendimin e ekstradimit të Ismail Morinës në Beograd. Familjarët e tij shprehen shumë të shqetësuar dhe kanë bërë thirrje për ndihmë. Në një intervistë për TCH vëllai i tij, Xhevahir Morina ka treguar ngjarjen në momentin e arrestimit të tij, dy mauj më parë.

?Na vdiq babai dhe Ismaili vendosi të vinte për ceremoninë e varrimit. Por ai ishte pa pasaportën shqiptare pasi ia ka mbajtur shteti shqiptar. Në momentin që po kalonim kufirin me shtetin kroat, duke qenë se nuk kishte pasaportën shqiptare që shoqëronte dokumentin italian e arrestuan. Ka rreth dy muaj në burg dhe nga shteti shqiptar dhe ambasada nuk është interesuar askush?, thotë Xhevahir Morina.

Xhevahir Morina rrëfeu se kanë ngelur edhe pak ditë nga reagimi që duhet të bëjë avokati i tij për të shmangur ekstradimin në Serbi.  Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit të vendit tonë dhe ministrit të Drejtësisë për të mos lejuar ekstradimin.

?Vëllai më tha të bëj të pamundurën për të mos e dërguar në Beograd. I bëj thirrje kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë që të na ndihmojnë për të mos e çuar vëllain tonë atje. I bëjmë thirrje kujtdo që mundet të na ndihmojë?, bëri thirrje Xhevahir Morina./CityNews

 

Lajmet e fundit nga