LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Zirkon Disha/Kush proteston kundër pushtetit, korrupsionit, aferave, monopoleve, vjedhjeve, grabitjeve, manipulimeve, koncesioneve shpallet "kriminel"

29 Korrik 2017, 12:14, Aktualitet CNA

Kush proteston kundër pushtetit, korrupsionit, aferave, monopoleve, vjedhjeve, grabitjeve, manipulimeve, koncesioneve shpallet “kriminel”.

Kryetari i Bashkisë, përgjegjësi kryesor për vrasjen e Ardit Gjoklajt, përgjegjës kryesorë për korrupsionin dhe vjedhjet në UKT me vlerë rreth 6 milion euro, përgjegjës për permbytjet kur bie shi, përgjegjës për mosfurnizimin me ujë të mbi 100 mijë familjeve në Tiranë me qëllim krijimin e panikut dhe rritjen e çmimit te tarifave të ujit, rritjen e çmimit me 35% /m3 te ujit.
Përgjegjës për keqmanaxhimin e pastrimit të Tiranës në këto temperatura ku epidemitë mund të përhapen lehtësisht.
Bashkëautor i shkatërrimit të hapësirave publike, duke dhënë leje ndërtimi për oligarkët.
Autor koncesionesh qe kanë për qëllim favorizimin e disa kompanive pranë pushtetit që të fitojnë tendera, projekte, para në dëm të taksapaguesve.
Sponsorizues, dhe prodhues shpifjesh në portalet e administruara me projekte të dyshimta.
Shpifës dhe linçues ndaj kujtdo që s’ka mundur të blej dhe kontrolloj.
Gënjeshtar patetik, mashtrues dhe manipulues i mediave me bandën më të madhe të gazetarëve qe ka joshur me udhetime e iphona.
Ndotës i ambientit me projekte të dyshimta mafioze në trajtimin e mbetjeve dhe plehërave.
Gjobvënës dhe grabitqar i fshatrëve qe përpiqen te shesin produktet e kopshtit.
Gjobv?nës për ambulantët me qëllim favorizimin e kioskave të paligjshme që kanë mbirë në cdo trotuar.
_____
Kush është krimineli dhe kush akuzohet për krime!?
Ajo kafja me prokurorin e Tiranës tek kazinoja dhe tenderi 17 milion eurosh kanë dhënë efektin….

Lajmet e fundit nga