LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Kamëz/ Një 40-vjeçar i jep fund jetës

29 Korrik 2017, 15:40, Aktualitet CNA

Një burrë 40 vjeçar është gjetur i varur në banesën e tij në periferi të kryeqytetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Kamëz, ku viktima me iniciale E.P. është gjetur pa shenja jete.

Nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërkohë që dyshohet se 40 vjeçari i ka dhënë fund jetës pas një gjendje depresioni.

Theksojmë se këtë vit shifrat e vetëvrasjes janë shtuar shumë. Vitin e kaluar u shënuan 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa për vetëvrasje.

Muajt e parë të vitit 2017 deri më sot kanë shënuar ritme të larta të numrit të vetëvrasjeve./CityNews

Lajmet e fundit nga