LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ballist Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi/ Ministria e Drejtësisë jep arsyet

29 Korrik 2017, 10:41, Aktualitet CNA

Ministria e Drejtësisë u ka dërguar një shkresë zyrtare autoriteteve krovate që të mos lejojnë ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi.

Në letrën e dërguar prej tyre, Minstri Demriaj shkruan se nëse Ismail Morina, i njohur si ?Ballist Morina? do të ekstradohej në Serbi rrezikon t?i nënshtrohet përndjekjes,persekutimeve apo diskriminimeve të motivuara politisht për shkak të shtetësisë së tij.

“Ministri i Drejtësisë në kërkesën drejtuar autoriteteve kroate ka argumentuar se në rast ekstradimi në Serbi, shtetasi shqiptar Ismail Morina rrezikon t?i nënshtrohet përndjekjes, persekutimeve apo diskriminimeve të motivuara politisht për shkak të shtetësisë së tij dhe gjendjes personale apo shoqërore, çka përbën shkelje të një të drejte themelore tënjeriut, që duhet të pengojë miratimin e kërkesës për ekstradim”, shkruhet në njoftim.

Gjithashtu ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka këkruar zgjidhjen e kësaj çështje në rrugë diplomatike, pasi Serbia e ka përdorur politikisht ndeshjen e luajtur në nëntor të vitit 2015.

?Për këtë qëllim, ditën e sotme, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për t?i vënë në dispozicion të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë përdorimin politik nga autoritetet serbe të ngjarjes së ndodhur në stadiumine Beogradit në Nëntor të vitit 2015, si dhe sjelljes çnjerëzore të tifozëve dhe personelitserb të stadiumit ndaj ekipit kombëtar shqiptar, me qëllim provueshmërinë e rrezikut real që i kanoset shtetasit Ismail Morina për shkak të shtetësisë së tij shqiptare në rastekstradimi në Serbi?, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./CityNews

 

Lajmet e fundit nga