LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri në Velipojë/ Dëshmitarët: Pamë tym dhe flakë, mund të ketë dhe viktima

28 Korrik 2017, 09:13, Aktualitet CNA

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një resort turistik në Velipojë si pasojë e të cilit mbëten të plagosur 30 persona, 4 prej tyre në gjendje të rëndë.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes, ka rrëfyer momentin e parë kur resorti u përfshi nga flakët e mëdha.

Ai shprehet se mund të ketë viktima, edhe pse zjarri është shuar, shtëllungat e tymit janë shumë të mëdha.

?Pamë tym tek kompleksi Fishta. Nxituam të shikonim se çfarë po ndodhte, por nuk afroheshim dot. Kishte tym e flakë. Flitet se ka dhe viktima, dikush thotë se ka viktima. Lokali ?Cavaliero? ku ndodhi shpërthimi ka një personel të madh rreth 20 persona. Pamë 4- 5 veta me djegie. Pastaj erdhi policia dhe na largoi për sigurinë. Ende e shohim. Zjarri është shuar por ka tym e lëvizje. Kati i parë është bare dhe dyqane ndërsa 4 të tjerat janë hotel?, tha dëshmitari, shkruan ?BalkanWeb?.

Lajmet e fundit nga