Connect with Us

VIDEO/Kjo është surpriza që bëri Edi Rama në InTv

Aktualitet

VIDEO/Kjo është surpriza që bëri Edi Rama në InTv

Publikuar

-

IN Tv në fund të emisioneve televizive të këtij sezoni ka sjellë për shikuesit e tij një surprizë përmes emisionit “Tek Unë” ku i ftuari i Arjola Shehut ka qënë Kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë që nuk ngjan me ato deri tani, Rama ka rrefyer fëmijërinë, marrëdhenien me familjarët e tij, duke u ndalur te çdo pjestar, por dhe paaak politikë: si do të jetë qeveria e re.
Ajo që nuk mund të mos përmendet është mënyra si e ka pritur stafi rinor i IN Tv me dy prej prezantuesve më te spikatur, Mateo Çela dhe Kelvi Kadillii, me një “lojë kazani” që kuptohet më mirë në video-promon e mëposhtme.

LEXO EDHE:  Përplasja me Ramën/Çfarë parashikon ligji për ministrin e Bashës?

Intervista e plotë do të transmetohet të shtunën në orën 15:00 në IN Tv.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Samiti i BE/ Shumica kundër Viktor Orbanit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri hungarez, Viktor Orban u kritikua ashpër për shkak të ligjit që diskriminon homoseksualët në Hungari, por ai vazhdoi të qëndrojë kokëfortë. Grindja në BE la në hije samitin e fundit të Merkelit si kancelare.

Disa krerë shtetesh e qeverish në samitin e BE në Bruksel mbanin simbolin e ylberit, si kryeministri belg, Alaxander de Croo për të protestuar kundër ligjit hungarez që diskriminon homoseksualët në Hungari. KRerë të 17 vendeve anëtare të BE nënshkruan një letër, nismën e së cilës e kishte marrë kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel. Kryeministri hungarez, Mark Rutte e humbi durimin me provokimet e vazhdueshme nga Budapesti. “Për mua ju nuk keni ç’kërkoni më Bashkimin Europian”, tha Rutte.

Xavier Bettel shikon kalimin e vijës së kuqe

Në letrën e 17 vendeve anëtare për kreun e Këshillit të BE, Charles Michel thuhet se “ne duhet të luftojmë më tej kundër diskriminimit të komunitetit LGBTQ dhe theksojmë sërish, se ne mbrojmë kështu të drejtat e tyre bazë.” Kryeministri i Luksemburgut, Bettel, i cili është i martuar me një burrë, u shpreh, se nëse dikush beson si ligjvënësi hungarez, se reklama i bën të rinjtë homoseksualë “ai nuk e kupton jetën”. Bettel tha se me ligjin që ndalon homoseksualitetin në reklama dhe media është kaluar vija e kuqe.

Kryeministri belg, Alexander de Croo në shenjë proteste kundër ligjit hungarez mban simbolin e ylberit, 24.06.2021

Më parë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e kishte kritikuar ligjin “thellësisht diskriminues” dhe kishte kërcënuar me masa kundër Hungarisë. Kancelarja Merkel në largim e cilësoi “të gabuar” ligjin. Vetëm përfaqësuesit e vendeve lindore të BE si Çekia, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria nuk ngritën akuza.

Viktor Orban nuk ndryshon qëndrim

Kryeministrit hungarez, Viktor Orban duket se nuk i bënë përshtypje këto kritika; “Ligji është vendosur, i bërë publik dhe do të mbetet kështu”, tha ai, duke theksuar se ai vetë ka qenë që në kohët e komunizmit “një luftëtar për lirinë e të drejtat e homoseksualëve”. Nuk bëhet fjalë për homoseksualitetin, por për të drejtën e prindërve, që të vendosin, se ç përmbajtje duhet të ketë edukimi seksual i fëmijëve të tyre. Nën kryeministrin konservator Orban, u fut në kushtetutë norma e familjes e përcaktuar nga burri, gruaja dhe fëmijët. Çifteve homoseksuale i është ndaluar adpotimi i fëmijëve. Edhe gjinia e shënuar në lindje nuk mund të ndryshohet më tek transseksualët. Deri në vitin 2010, kur Orban erdhi sërish në pushtet, Hungaria ishte një nga vendet më liberale të ish-bllokut lindor. Partneriteti i së njëjtën gjini u njoh ligjërisht që në vitin 1996. Ndërkohë qeveria aktuale hungareze ndodhet nën kritika të forta në BE edhe për shkak se cënon rregullisht lirinë e mediave, të shkencës dhe pavarësinë e drejtësisë.

Orban gati të flasë para mediave para samitit, 24.06.2021

LEXO EDHE:  Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në Rinas
LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Rama: Është një moment i artë, duhet …

Koordinim më i mirë rregullash në kohë pandemie

Përballja e ashpër me Hungarinë errësoi konsultimet e samitit të BE që duhej të zhvilloheshin për pandeminë e Coronës, Rusinë dhe Turqinë. Për shkak të shtimit të infektimeve me variantin e ri Delta të virusit, 27 vendet anëtare nuk do të lejojnë aq shpejt, siç ishte planifikuar, hyrjen nga shtete të treta, si psh. Britania e Madhe. Kancelarja Merkel kishte kritikuar, që Portugalia lejon turistë britanikë në vend, megjithëse ishujt britanikë janë “zonë varianti e virusit”.

“Ne duhet të jemi shumë vigjilentë”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron. Samiti i BE ishte në ujdi, se shtetet e BE duhet të koordinohen më mirë dhe se BE ka nevojë për institucione të forta për kujdesin shëndetësor, të paktën për pandemi të ardhshme, që shpresohet të mos ketë.

Xavier Bettel, kryeministri i Luksemburgut, vetë homoseksual kritikon ligjin e Orbanit

Rusia dhe Turqia – kërkohet dialog, sanksionet kundër Rusisë mbeten

Debati për mënyrën e veprimit me regjimet autokratike u zhvillua në darkën e samitit dhe nuk rezultoi me vendime të ashpra. BE ra dakord që të mbetet në dialog me presidentin Putin për tema të rëndësishme me interesa të përbashkëta. Në të njëjtën kohë do të mbeten në fuqi sanksionet për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, shtypjes së opozitës, të përfshirjeve në konfliktet në Ukrainë dhe Bjellorusi. Kancelarja Merkel në fjalën e saj në Bundestag më parë kishte thënë. “Sipas mendimit tim, ne si Bashkim Europian duhet të kërkojmë kontaktin e drejtpërdrejtë me Rusinë dhe presidentin rus. Nuk mjafton, kur vetëm presidenti, Joe Biden flet me presidentin rus.”

Presidenti francez, Macron e mbështeti idenë e një samiti të mundshëm me presidentin rus. Vende të tjera anëtare, si ato lindore dhe Holanda nuk duan bisedime të drejtpërdrejta.

BE kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë, thuhet në përfundimet e samitit. Por nga ana tjetër, presidenti turk, Erdogan duhet të punojë për çtensionimin e konflikteve me Qipron dhe konfliktin për gazin në Mesdheun lindor. Përveç kësaj, me Turqinë do të punohet për vazhdimin e “Marrëveshjes për refugjatët” të vitit 2016. Për trajtimin e refugjatëve sirianë në vend, Turqisë i premtohen edhe 3,5 miliardë euro të tjera. Rreth katër milionë sirianë jetojnë ndërkohë në Turqi.

Merkel kërkon kontaktin e drejtpërdrejtë me Putinin/DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Dështojnë përpjekjet për një takim BE-Rusi

Publikuar

-

Nga

Merkel: Gjermania në valën e tretë të koronavirusit, kthimi në jetën normale...

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një marrëveshje për një takim të nivelit të lartë me Rusinë të propozuar nga Berlini dhe Parisi.

Deklarata eshte bere nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel në orët e para të së premtes.

“Ishte një diskutim gjithëpërfshirës dhe nuk ishte i lehtë,” tha Merkel, në komentet për gazetarët.

LEXO EDHE:  Situata me mbjetjet në Durrës/ Rama sqaron qytetarët

LEXO EDHE:  Lubonja “shuplakë” Bashës/ Nuk mund të rrëzohet Rama me boks dhe me dhunë

“Ne parashtruam përsëri kushtet në bazë të të cilave jemi të gatshëm të punojmë dhe komunikojmë më ngusht me Rusinë. Sott nuk arritëm një marrëveshje për një takim së shpejti mes udhëheqësve,” tha ajo.

LEXO TE PLOTE

Bota

Stuhi në Republikën Çeke/ Tre të vrarë e dhjetëra të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një tornado e pazakonshme dhe stuhi të forta goditën një zonë përgjatë kufirit jugor të Republikës Çeke, duke vrarë tre persona dhe plagosur rreth 150 të tjerë, ndërsa shkatërruan pjesë të disa qyteteve.

Një meteorolog i televizionit Çek tha se tornadoja, e raportuar në zonat përreth qytetit Hodonin, në afërsi të kufirit me Sllovakinë dhe Austrinë, rreth 270 kilometra në juglindje të Pragës, mund të ketë çuar shpejtësinë e erës në mbi 332 kilometra në orë.

Kjo do ta bënte atë tornadon më të fortë në historinë moderne të këtij vendi të Evropës Qendrore dhe të parin që nga viti 2018.

Stuhia shkatërroi çatitë e disa ndërtesave në qytetet Brecllav dhe Hodonin, shkuli pemë e përmbysi makinat.

Një zëdhënës i shërbimit të ndihmës së shpejtë të rajonit të Moravisë së Jugut i tha televizionit çek se tre persona vdiqën dhe dhjetëra u trajtuan për shkak të plagëve të pësuara.

LEXO EDHE:  Masakra në ish-Bllok/ Rama mesazh Policisë së Shtetit

LEXO EDHE:  Me pizhama dhe pa grim/ Luana Vjollca feston 29-vjetorin

Televizioni çek raportoi se shtatë qytete të vogla u dëmtuan “masivisht”. Një zyrtar i komunës Hrusky, tha se gjysma e qytetit ishte praktikisht e rrafshuar me tokë.

Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, tha se situata është shumë serioze dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e goditur.

Ekipeve të shpëtimit po u bashkohen edhe ato nga Austria dhe Sllovakia.

Më herët gjatë së enjtes, stuhitë lanë pa energji elektrike rreth 100 mijë familje në zonat qendrore dhe jugore të Republikës Çeke, ndërsa pemët e rëna bllokuan binarët në rreth 30 linja trenash./VOA

LEXO TE PLOTE