LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandalet e Komisionit të Prokurimit Publik/ Legjislacion evropian, sipas variantit ‘kala dibranësh’

28 Korrik 2017, 19:51, Aktualitet CNA
Skandalet e Komisionit të Prokurimit Publik/ Legjislacion evropian, sipas

Një fushatë mega korruptive ka nisur muajt e fundit në komisionin e prokurimit publik. Të gjitha procedurat e prokurimit po vendosen që nga muaji maj nga Komisioni i Prokurimit Publik duke rrezuar vendimet e institucioneve të administratës publike dhe duke pranuar ankesat e subjekteve të pakualifikuara.

Ndonëse është një institucion që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimeve dhe ankandeve publike, KPP vërehet se po merr parasysh në mënyrë masive ankesat kryesisht në procedura me vlera të mëdha financiare në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik.

Janë pikërisht standardet e dyfishta që kane ndjekur anëtarët e këtij komisioni që duket se hapur kanë marrë anën e paligjshmërisë. Ajo që vihet re është se klientela e të ashtuquajturëve oligarkë pranë Kryeministrit po fitojnë tendera në mënyrë të paligjshme. I tillë është edhe rasti i subjektit Mektrin Motorrs i cili bëri një procedure tenderi me vlerë mbi 600 mijë euro në OSHEE Tiranë, jo vetëm nuk ka paraqitur dokumentacion teknik sipas kërkesave të tenderit, por ka ushtruar të drejtën e ankesës përtej afateve ligjore, Komisioni i Prokurimit Publik ka legjitimuar dhe ka pranuar ankesën në kapërcim të afateve dhe argumenteve ligjore.

Në një rast të ngjashëm ky komision për një procedure prokurimi të zhvilluar nga agjencitë e Bashkisë Tiranë, për të njëjtat shkelje të afateve ka favorizuar një kompani pastrimi lavanterish, ndonëse ishte njohur që në momentin e parë nga kompania ankimuese për arsyet objektive të vonesës.

Por ajo që të bën përshtypje duke lexuar vendimet e publikuara nga vetë KPP është se aty për të njëjtat vendime do të gjesh standarde të dyfishta të zbatuara nga influenca korruptive e KPP-së. Në rastin e OSHEE-së të përmendur më parë, KPP nga njëra anë pohon se nuk ka të drejtë të ushtrojë tagret e komisionit të vlerësimit të ofertave për të shqyrtuar pretendimet e një prej ankimeve, dhe nga ana tjetër në po të njëjtën ankesë i përdor këto tagre ligjore për të skualifikuar palën tjetër kundër-ankimuese.

Gjithashtu ajo që të bën përshtypje në këtë zallamahi juridike, tërësisht të ndyre, vjen kryevepra e jurisprudencës shqiptare. Komisioni i Prokurimit Publik bën interpretim për acqui communitaire. Pra jep mend dhe bën shpikje mbi legjislacionin e komunitetit evropian saqë do ta kishin zili edhe anëtarët e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Një rast i tillë është hasur në ankesën e Mektrin vs OSHEE Tiranë, ku KPP konstaton se certifikatat e markimit CE-së, të cilat i mungojnë subjektit ankimues, janë ekuivalentë dhe kanë të njëjtën vlere juridike me autorizimet e prodhuesit dhe vetë deklarimin e subjektit për origjinën e mallit. Në një rast tjetër KPP i kërkon Autoritetit Kontraktor të marrë të mirëqenë ofertën e ankimuesit klientelist, pasi subjekti konsiderohet se ka paraqitur të dhënat e prodhuesit dhe në këtë mënyrë institucioni ka pasur mundësi të kërkonte sqarime tek prodhuesi, ndërsa vete autoriteti kontraktor e ka s?kualifikuar për arsye se klienti i KPP-së nuk kishte paraqitur të dhëna duke e berë të pamundur shqyrtimin e ofertës.

Në javët në vijim, Boom.al do të pasqyrojë standardet e shumta që zbaton KPP, dukshëm i kapur në ethet e korrupsionit të ditëve të fundit në rastin më të mireë, dhe në rastin më të keq në megakorrupsion e orientuar politikisht./Boom.al

Lajmet e fundit nga