LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shuhen shpresat e Rusisë/ Ushtria amerikane hyn në Maqedoni  

28 Korrik 2017, 17:39, Aktualitet CNA

Në gjashtë karvane me nga njëzetë automjete luftarake sot në vendkalimin kufitar ?Deve Bair? nga Bullgaria në Maqedoni  hynë treqind pjesëtarë të Forcave të armatosura të SHBA-së të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët me Armatën e Republikës së Maqedonisë ?DRAGOON GUARDIAN 17?.

Ekspertët e sigurisë thanë për gazetën ?Lajm? se ardhja e konvojit të ushtrisë amerikane, nuk është thjeshtë për pjesëmarrje në stërvitjen ushtarake, por ka edhe domethënie simbolike dhe paraqet porosi të qartë se SHBA-të nuk do të lejojnë shtrirjen e ndikimi rus në Maqedoni.

Në Kumanovë, pas pjesës zyrtare të fillimit të stërvitjes, që do të zhvillohet në Poligonin e Armatës ?Krivollak?, si dhe në disa qytete në Maqedoni, do të prezentohen një pjesë e automjeteve ushtarake të FA të SHBA-së.

Nesër dhe pasnesër, në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, automjetet do të prezentohen në Shkup, Shtip dhe Veles me ç?rast përmes interaksionit të popullatës lokale krahas prezentimit do të realizohen sesione të fitnesit si dhe gara për fëmijë. Më 31 gusht në Krivollak do të mbahet Ditë e hapur për mysafirë të lartë dhe media. Më date 3 dhe 4 gusht vazhdojnë aktivitetet, me bashkëpunimin civilo-ushtarak në Strumicë dhe Strugë, ku krahas prezentimit të pajisjes do të mbahet edhe ndeshje futbolli midis pjesëtarëve të dy armatave me klubin lokal.

Stërvitja dedikohet për mbështetjen e qëllimeve të trajnimit për përforcimin e procedurave operative standarde të ARM-së si dhe për zhvillimin e mirëkuptimit të ndërsjellë midis ARM-së dhe FA të SHBA-së.

Lajmet e fundit nga