LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama zbulon detaje të qeverisë së re/Patjetër që do ketë ...!

28 Korrik 2017, 20:44, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime dhe lëvizje të mëdha në mandatin e dytë qeverisës. Duke filluar nga muaji shtator, një ?furtunë? do përshkojë administratën shtetërore, por edhe kabinetin qeveritar.

CityNews ka raportuar ditët e fundit për shkrirje të disa ministrive, të cilat do të bashkohen me të tjera ministri, si dhe për largime ministrash.

Për herë të parë, kryeministri Rama ka pranuar të japë disa detaje mbi ndryshimet që do pësojë kabineti i tij, por pa pranuar të japë emra.

Gjatë një interviste në IN Tv, Edi Rama nuk ka zbuluar asnjë emër të qeverisë së re ?Rama 2?, por ka thënë me bindje të plotë se ajo do ketë emra të rinj, duke treguar qartë se do ketë largime nga qeveria e katër viteve të shkuara.

Se cilët do jenë ministrat që do lënë karriget dhe se me kë do zëvendësohen, kjo pritet të zbulohet në shtator nga kryeministri Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga