LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama takon 50 më të mirët e administratës/ U jep një detyrë të rëndësishme

28 Korrik 2017, 11:15, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me punonjës të administratës në qendër të së cilës ka qenë mënyra e punës në administratë.
Të pranishëm janë 50 punonjës të spikatur që kanë dalë nga konkurset e DAP të cilëve u ka dhënë një detyrë shumë të rëndësishme.

Të gjithë punonjësit e administratës do të plotësojnë një formular ku do të shprehim problematikat që hasin në punë, duke nisur që nga marrëdhënia që kanë me drejtuesin, punën në grupe, koha që i dedikojnë punën plotësisht si dhe pika të tjera të rëndisishme që janë të vlefshme për mirëfunksionimin e administratës.

Në fjalën e tij, Rama është shprehur se spastrimi i administratës nga ?grabitqarët? dhe parazitët, do të jetë një nga priritetet kyçe të qeverisë së tij.

?Kemi për të bërë shumë më tepër seç mund të bëjmë aktualisht. Në këtë proces, që do jetë prioritar na duhet të ndërtojmë paralelisht në rrugën e goditjeve , një partneritet të shëndeshëm me pjesën e shëndetshme të administratës. Do ta spastrojmë administratën nga ?grabitqarët? dhe parazitët?, u shpreh Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga