LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërron jetë polici nga Gjirokastra/ Bëri aksident sapo nisi pushimet

28 Korrik 2017, 14:52, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë gjatë ditës së diel në qytetin e Gjirokastrës i ka marrë jetën njërit prej punonjësve të Policisë së Shtetit. Shtetasi Ervin Mëhilli është ndarë nga jeta pas disa ditësh i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë.

35-vjeçari është nga qyteti jugor i Gjirokastrës dhe prej pak ditësh kishte marrë lejen vjetore, të cilën kishte nisur ti kalonte me familjen në qytetin e vendlindjes. Ai është ndarë nga jeta pas disa ditësh i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t?u shpëtonte palgëve të rënda të marra në kokë si pasojë e aksidentit automobilistik në aksin rrugor Gjirokastër-Valare. Ervini ishte aktualisht në vitin e dytë në akademinë e policisë në degën e Sigurisë për hetim të krimit./CityNews

Lajmet e fundit nga