Connect with Us

Lulzim Basha pazar me Veliajn për kullat e betonit në Tiranë

Aktualitet

Lulzim Basha pazar me Veliajn për kullat e betonit në Tiranë

Publikuar

-

Lulzim Basha tentoi ta spostonte debatin politik tek votimi i rritjes së çmimit të ujit në Tiranë, pas kalimit të dy këshilltarëve të LSI dhe PS.

Në fakt me këtë lëvizje Lulzim Basha nuk bëri asgjë tjetër thjesht i shërbeu pazarit të tij me Erion Veliajn.

Një Pazar që është i lidhur me kullat e betonit që do të ngrihen në Tiranë, të cilat do të investohen nga oligarkë që kanë lidhje të forta me Lulzim Bashën dhe familjarët e tij.

Basha për të shpëtuar Veliajn, në një moment të vështirë, ashtu si edhe Meta, bëri një tjetër hap. Ky i fundit i dha dy këshilltarë, ndërsa Luli i ofroi një tjetër mbështetje, duke tërhequr vëmendjen dhe duke dështuar një protestë që po organizohej përpara bashkisë.

Mësohet se Basha ka urdhëruar bashkëpunëtorët e tij që të mos ngatërrohen me protestën, por të bëhen vetëm disa veprime nga drejtues të grupit të këshilltarëve të PD.

Protesta dy ditë më parë dështoi dhe mënjëherë Lulzim Basha e spostoi vëmendjen te debati me LSI për të bërë të mundur që të harrohej i akuzuari dhe përgjegjësi kryesor që është Erion Veliaj.

LEXO EDHE:  “Kjo është ora për t’ia shtrirë dorën PD”/ Rama bën thirrje për paqe

Ky shërbim i Lulzim Bashës vjen pas pazareve dhe reagimeve në lidhje me planin urbanistik të Tiranës dhe kullat e betonit që do të ndërtohen në kryeqytet.

Burime i thanë CityNews se Erion Veliaj nuk ka ndryshuar asnjë nga kullat e betonit apo investimet e parapërgatitura nga Lulzim Basha. Ai i ka vazhduar ato dhe përkundrazi u ka shtuar edhe nga një kat.

Për më tepër Veliaj jo vetëm që ka shtuar katet dhe kullat e betonit, por nuk ka ndërhyrë për të prishur asnjë nga pazaret e fëlliqura korruptive të Bashës në planin urbanistik të Tiranës.

Ato ndryshime që janë bërë thjesht dhe vetëm kanë shtuar betonin dhe milionat e eurove të interesave të Lulzim Bashës.

Por tashmë pasi ia ka garantuar, Veliaj ka pritur shpërblimin e tij politik, që e mori nga dy lëvizjet e fundit të kryetarit të PD, i cili në fakt nuk është gjë tjetër, por thjesht dhe vetëm një miliarder i lidhur me interesat korruptive të oligarkeve, Edi Ramës, Ilir Metës dhe Erion Veliajt./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Strehonin emigrantë me destinacion BE/ Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg” për Rigers Vejsiun, i cili dyshohet se është arrestuar për trafik dhe strehim emigrantësh.

Ndërsa për bashkëpunëtorët e tij, gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie”.

Janë lënë në arrest shtëpie dy motrat: Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, shoferi Sterjo Germenji dhe Anamaria Mihallari, 24 vjeçe.

Kujtojmë së grupi trafikonte  emigrantë të huaj drejt BE, të cilët vinin në Shqpëri si turistë ose me leje pune.



Koka e këtij grupi kriminal, ishin 2 motrat, Drita Shehu dhe  Sanije Shehi, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu.

LEXO EDHE:  Durrësi “vishet” blu/Patozi zbulon arsyen: Pse zgjodhëm këtë qytet

LEXO EDHE:  Ballistë dhe komunistë bashkë/ Reagon aleati i Bashës

Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Rigers Vejsiu është arrestuar në 2020 për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe për vjedhje të parvazeve metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Berisha sot do t’iu përgjigjet të gjithëve/ Intervistë në “Now”, përballë Erla Mëhillit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sonte starton emisioni “Now” me moderatore, Erla Mëhillin, në Euronwes Albania.

Përballë Mëhillit do të jetë ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, lideri historik i Partisë Demokratike.

Berisha do ta flasë para ish-këshilltares së tij, pa dorashka, për çështjet më të lakuara që lidhen me emrin tij.

Dalja e Berishës, vjen ndërkohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar, ku ka shumë “zhurmë”, në lidhje me ish-kryeministrin Berisha, nëse do jetë apo jo në Kuvend.

LEXO EDHE:  “Kjo është ora për t’ia shtrirë dorën PD”/ Rama bën thirrje për paqe

LEXO EDHE:  Projektligji i PD për shfuqizimin e 20 shkurtit/ Majlinda Bregu ka disa pyetje për Bashën

Nga ana tjetër, Ambasada e SHBA ka pasur qëndrime të forta e të drejtpërdrejta, që Berisha të mos jetë pjesë e Kuvendit.



Për të gjitha këto, Berisha do flasë sonte me Erla Mëhillin në Now, në Euronews Albania.

“Now” një emision tejet i ndjekur dhe i shikuar pritet të mbërthejë para ekranit, jo vetëm njohësit e çështjeve politike, por edhe një pjesë të madhe të opinionit publik, pasi Berisha është një emër me CV dhe histori të gjatë në politikën shqiptare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Në prag të fillimit shkollor/ Rreth 30% e mësuesve të pavaksinuar në Shkodër

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Nga 1 shtatori kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku mes të tjerash u vendos vaksinimi i detyruar për shërbimin shëndetësor, arsimtarët dhe studentët.

Por duket se jo të gjithë pajtohen me procesin e vaksinimit të detyrueshëm. Edhe pse vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor,  rreth 30% e arsimtarëve në Shkodër janë ende të pavaksiksinuar.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Xheni Halili, thotë se janë 30% e sistemit arsimor parauniversitar në Shkodër të pavaksinuar.

Shkodra nuk i bindet apeleve për t’u vaksinuar as kur është me detyrim! Teksa shkollat kanë hapur dyert për nxënësit, ndërsa zyrtarisht procesi mësimor nis në datën 27 shtator, në shkodër ende jane 450 mësues të pavaksinuar



Vaksinimi ka patur ecuri të kënaqshëm në tërësi, por nuk mund t’a them të njejtën gjë për arsimtarët! Ende 30% e tyre janë të pa vaksinuar! Nese e përkthejme me shifra janë rreth 450 mësues! Tashmë ata e dinë që vaksinimet janë të detyruara ndaj apelpj drejt tyrë që të aplikojnë sa më parë dozën e parë të vaksinës në cdo qendër shëndetesore”, shprehet Halili.

LEXO EDHE:  Durrësi “vishet” blu/Patozi zbulon arsyen: Pse zgjodhëm këtë qytet

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën/ “Ky është vetëm fillimi”

Sa i takon studentëve, Halili thotë se ka patur një ndërgjegjësim të tyre per kryerjen e vaksinës.

“Studentët kanë nisur gjatë javës që lamë pas që të vijnë për t’u vaksinuar! Edhe për ata është e detyrueshme, nese nuk aplikojnë vaksinat duhet që të kryejnë testin PCR çdo 72 orë nese duan të jenë në auditore”!

Deri më tani janë vaksinuar në Shkodër rreth 750 arsimtarë thekson Halili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE