LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekstradimi në Serbi/Flet vëllai i Ballist Morinës: Jemi të shokuar!

28 Korrik 2017, 16:58, Aktualitet CNA

Gjykata e Kroacisë vendosi sot ekstradimin e Ballist Morinës drejt Serbisë.

Menjëherë pas këtij vendimi ka ardhur reagimi i parë nga familjarët e Ballist Morinës, i cili u arrestua për dronin e hedhur në ndeshjen e Shqipërisë me Serbinë.

Vëllai i tij, Xhevahir Morina, ka thënë në një lidhje telefonike për Neës 24 se janë të shokuar dhe të skandalizuar nga ky vendim.

Më tej, ai ka akuzuar shtetin shqiptar, që sipas tij, nuk po bën asgjë për të mbrojtur një hero të gjallë.

?Jemi të shokuar dhe të skandalizuar nga ky vendim. Është gjëja më e pabesueshme për ne që po ndodh. Jemi koplet të braktisur nga shteti, nuk kemi absolutisht asnjë mbështetje. Shteti shqiptar nuk është interesuar për një hero të gjallë fare, vëllai është në mëshirë të fatit?, tha vëllai i Ballist Morinës./CityNews

Lajmet e fundit nga