LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident tragjik në mes të kryeqytetit/Makina del nga rruga, vdesin 3 persona

28 Korrik 2017, 06:15, Aktualitet CNA

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

Si pasojë e kësaj përplasje tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat e Kosovës, roportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Fushë-Kosovës dhe Mitrovicës.

Mësohet se makina ka rënë nga një lartësi e madhe në rrethrrotullim.

Fillimisht u raportua për dy persona të vdekur, ndërsa i treti nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Priten detaje në vijim në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./CityNews

Lajmet e fundit nga