LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U përjashtua nga LSI/ Ish-këshilltarja merr vendimin e papritur, ja me kë bashkohet

27 Korrik 2017, 16:58, Aktualitet CNA

Pasi LSI mori vendimin për të përjashtuar dy këshilltarët që votuan pro rritjes së çmimit të ujit, ka ardhur edhe reagimi i Genta Mezinit.

Ajo është shprehur se vota pro që dha ditën e djeshme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak qe një votë e pavarur nga imponimi politik dhe përgenjështroi akuzën e LSI për blerje vote.

Më tej, Mezini u shpreh se vota e saj do jetë pjesë e grupit politik të PS.

Reagimi i Genta Mezinit:
Falenderoj te gjithe qytetaret e njesise 10 te cilet me voten e tyre ne vitin 2015, me dhane mundesine te jem pjese e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Falenderoj te gjithe dashamiresit dhe ata qe me kane pergezuar per aktin e djeshem, ku une votova bindshem, krejt e lire dhe e pavarur prej imponimit politik, votova per nje projekt kaq ambicioz, qe lidhet me furnizmin me uje te kryeqytetit per 24 ore.

Jo vetem si qytetare e Tiranes, por edhe si mjeke ne profesioñ, une jam e bindur qe rindertimi sipas standarteve te larta bashkekohore te rrjetit te ujesjellesit, do te minimizoje ndjeshem edhe semundjet infektive qe vijne si pasoje e kontaminimit te ujit neper depozita dhe cisterna krejt te amortizuara, sic jane parazitet e ndryshem, viruset etj..

Persa i perket deklaratave te bera nga LSI per blerjen e votes sime, apo manipulimin e votes sime perkundrejt pazareve qe vetem nje deshperim i thelle mund ta sajoje, ju bej me dijeni qe asgje nuk eshte e vertete. Une premtoj qe voten time, ne keshillin bashkiak te Tiranes do ta përdor vetëm ne te mire te interesave te komunitetit.

Jam e nderuar qe me jepet mundesia te kontribuoj perkrah kryetarit te Bashkise z. Erion Veliaj dhe do bej te pamunduren qe te jap gjithe mundesite e mia ne sherbim te qytetareve. Duke u nisur nga akuzat e dëshpëruara te LSI per blerjen e votes sime, dhe duke qene se une zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shendetin dhe jo semundjen, e shoh se nuk mund te jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jete pjese e grupit politik te Partisë Socialiste./CityNews

Lajmet e fundit nga