LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgënjeshtrohet zyrtarisht lajmi për Gramoz Ruçin/Ja e vërteta për Kryetarin e ri të Parlamentit

27 Korrik 2017, 13:07, Aktualitet CNA

Ditën e sotme, disa portale shqiptare, duke cituar burimet e tyre kanë raportuar se Gramoz Ruçi ka refuzuar të jetë Kryetari i Parlamentit në katër vitet e ardhshme.

Sipas të njëjtave media thuhet se emri më i përfolur është Pandeli Majko.

CityNews njofton zyrtarisht se ky lajm është krejtësisht i rremë. Pas komunikimit me një eksponent të lartë të Partisë Socialiste, CityNews konfirmon se Gramoz Ruçi, do të jetë në krye të parlamentit në katër vitet e ardhshme.

Konkretisht ky eksponent i lartë tha për CityNews, ?Nuk është aspak e vërtetë që Gramoz Ruçi ka refuzuar postin e kryeparlamentarit. Këto portale i raportojne lajme të tilla fake, vetëm për të marrë klikime, por s?bëjmë gjë tjetër vetëm humbasin besimin e audiencës së tyre?./CityNews

Lajmet e fundit nga