LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pazare me PS për çmimin e ujit?!/Këshilltari i LSI përgjigje “rrufe” PD

27 Korrik 2017, 15:03, Aktualitet CNA

Këshilltari i LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Eltjon Halimi, i ëhstë përgjigjur menjëherë akuzave të PD për pazare për votimin e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Në rrjetet sociale, Halimi tregon një të vërtetë ndryshe, sipas tij, nga ajo e këshilltarit të PD-së, Adil Kraja.

Ky i fundit tha se ?vota e bashkimit PS-LSi kushton 240 mln euro, 180 mln për UKT-në dhe 60 milionë të tjera për koncesionin e shkollave?.

Në reagimin e tij, këshilltari i LSI thotë se nuk ka patur një asnjë takim të fshehtë me këshilltarët e PS, por shton se ka patur vetëm komunikim zyrtar.

Reagimi i plotë

E vërteta e vetme e mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak!
Sot, një këshilltar i PD në Këshillin Bashkiak, tregon një të vërtetë sipas tij, për mbledhjen djeshme të Këshillit Bashkiak. Në fakt ka vetëm një të vertetë për mbledhjen e djeshme, e cila është publike, e qartë, dhe që e di mirë çdo kush, përfshi edhe kolegun e PD!
Dje, nuk ka patur asnjë takim ?të fshehtë? midis këshilltarëve PS-LSI, por ka patur vetëm një komunikim zyrtar, institucional, transparent dhe mediatik të Këshilltarëve të LSI. Ka patur një degjesë mediatike, një deklaratë po meditatike për kërkesat në mbrotje të familjeve në nevojë, pensionistëve, shërbimeve të shportës, lidhjeve të paligjshme të oligarkëve si dhe kundër konçensioneve të shkollave. Para mbledhjes përsëri një deklaratë mediatike përpara Bashkisë, të pëfaqesueses të Këshilltarëve të LSI, dhe mospjesemarjen në sallë dhe në votim të Këshilltarëve të LSI.
Kjo është e verteta e vetme, e mbledhjes së djeshme! E vertetë që nuk lidhet me asnjë konçesion, me asnjë nga këshilltarët e përjashtuar nga Grupi I LSI, dhe as me pjesëmarjen për korumin fillestar të mbledhjes nga këshilltarët e PD.
Për këshilltarët e LSI, shumica e të cilëve janë studentë te ekselencës, qënia në këshill nuk lidhet aspak me milona të eurove, por vetëm me ngritjen dhe zgjidhjen e miliona halleve dhe shqetësimeve të të rinjëve dhe familjeve të thjeshta të Tiranës! Kjo po, që duhet të mbahet mend!

Lajmet e fundit nga