LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI e shkarkoi/ Ish-këshilltari kërcënim publik: Do ju padis!

27 Korrik 2017, 19:50, Aktualitet CNA

Ish-këshilltari i LSI, Agim Kraja ka reaguar pas vendimit që partia e tij mori për ta shkarkuar sepse ai votoi pro rritjes së çmimit të ujit.

Në një postim në rrjetet sociale, Kraja ka shkruar se deklaratat për korruptim janë të pabaza dhe për këtë ka shtuar se do të ngrejë një padi penale për shpifje.

STATUSI I PLOTË

Distancohem nga deklarata e kolegëve që bojkotuan dje mbledhjen. Bojkoti nuk i shërben qëllimit tonë për t?i shërbyer Tiranës. Deklaratat për gjoja korruptim janë pa kuptim dhe pa asnjë bazë dhe do jetë objekt i një padie penale për shpifje në gjykatën e Tiranës. Në këto kushte distancohem nga LSI i bindur që do e kuptojnë që bojkoti i këshillit nuk çon asgjëkund. Respekt për bashkëpunimin në këto vite me çdo drejtues dhe anëtar të kësaj partie. Do vazhdoj kontributin tim në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në politikë gjithmonë në interes të qytetarëve larg interesave partiake./CityNews

Lajmet e fundit nga