LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi i përgjigjet direkt Bashës/I paaftë, PD qëndroi në sallë, ja ç’thotë për këshilltarët e LSI

27 Korrik 2017, 09:43, Aktualitet CNA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë pas akuzës publike të kreut demokrat Lulzim Basha.

Si një përgjigje ndaj Bashës, Kryemadhi teksa e quan të paaftë Bashën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, thotë se PD qëndroi dje në sallë për të ndjekur interesat e tij.

Përsa i përket votave të të dy këshilltarëve të LSI,  Monika Kryemadhi tha se ata u shitën dhe se LSI është distancuar nga vendimi i tyre.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Vendimi i këshilltarëve të LSI për çmimin e ujit dhe ndërtimin e shkollave në Tiranë ishte qëndrimi dinjitoz i një force politike, që jo vetëm bën opozitë, por është rreshtuar haptas në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Me keqardhje lexova reagimin e kryetarit të shkrirë të PD dhe me duhet t’i kujtoj së pari paaftësinë e tij për të menaxhuar furnizimin me ujë kur ishte kryetar bashkie dhe i kishte të gjitha mundësitë. Së dyti, dua t’i them zotit Basha se këshilltarët e tij dje qëndruan në sallë për të votuar listat me emrat e tyre, që përfitojnë nga kreditë e buta. Dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, madje as të manipulojë blerjen që iu bë dy këshilltarëve të LSI, prej të cilëve ne u distancuam. Sepse qendrimi i LSI nuk mund të blihet me asnjë çmim. Sa për qëndrimin opozitar, zoti Basha harron shumë shpejt që ai dhe kryeministri ishin për javë të tëra xhelatët ndaj LSI. Me mbështetjen e tij dhe të bashkëpunëtorit të tij të afërt Edi Ramës, u persekutuan dhe pushuan nga puna me dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të LSI. Ndaj të kërkosh sot të bësh opozitë kur ende nuk ke deklaruar qartë se me se u blenë votat e 25 qershorit është thjesht një lojë meskine për të fshehur të vërtetat e mëdha. LSI është e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj kundër çdo përpjekje apo akti që dëmton qytetarët shqiptarë, pa asnjë kompromis apo pazar politik që gatuhet në zyrat e kryeministrit. Kështu që, është në nderin e PD të bashkohet me vullnetin tonë ose të mbetet peng i një marrëveshjeje të dyshimtë, shkatërruese e zgjedhjeve dhe e votës së shqiptarëve./CityNews

Lajmet e fundit nga