LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta përjetësisht në pushtet me Edi Ramën!

27 Korrik 2017, 09:34, Aktualitet CNA

LSI po përpiqet të shfaqet si një opozitë përballë Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Monika Kryemadhi, kryetarja e kësaj partie dhe bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, ka filluar reagimet e forta kundër Edi Ramës.

Diku deri edhe në kërcënime të hapura se LSI do të jetë opozita e vërtetë në vend. Në fakt dje, ushtarët e Metës dhe Kryemadhit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, na dhanë një leksion publik se LSI nuk do të ishte ashtu siç thotë opozitë e vërtetë kundër PS, por do të jetë opozitë fasadë për intereasa klientelistë dhe për afera dhe pazare do të jetë nrkah të Edi Ramës dhe Veliajt siç ndodhi edhe dje.

Me shumë gjasa dhe sipas asaj që shqiptarët e panë të gjithë, LSI dhe Ilir Meta në veçanti ashtu siç e ndërtoi partinë e tij familjare dhe çetën e ushtarëve do të vazhdojë ta përdorë për të qenë përjetësisht në pushtet.

LSI pretendon se do të jetë opozitë, ndërsa kryetari dhe themeluesi i saj është President.

LSI pretendon se do të jetë opozitë ndërsa ministrat janë qeveri dhe në shumë bashki LSI vazhdon të mbajë postet dhe të jetë në pushtet me Edi Ramën.

Dje pamë një teatër dhe një pazar të Velajt me Ilir Metën që do ta shohim rëndomë në bashkitë e Shqipërisë, ashtu siç do të shohim edhe ndoshta një pseudo opozitë të LSI ndaj Edi Ramës.

Ndoshta një qurravitje politike dhe kërcënime, më pas sipas interesave dhe kur shkon thesi i parave, Ilir Meta i afrohet Edi Ramës.

Mesa duket ish kreu i LSI është i vendosur që të jetë përjetësisht në pushtet me Edi Ramën, pasi ky ia plotëson të gjitha tekat edhe kur ?e nxjerr? në opozitë./CityNews

Lajmet e fundit nga