LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot që zbulojnë manipulimin e Bashës në Korçë

27 Korrik 2017, 12:17, Aktualitet CNA

CityNews po sjell fotot faktin që nxjerr zbuluar manipulimin që i është bërë votimit në garën për kryetar në degën e Partisë Demokratike në Korçë dhe në degën e PD në Maliq.

Fotoja e parë tregon vitin 2013, votimi kryhet në Bibliotekën e qytetit, duket sa veta janë në rradhë dhe ky fluks ka qenë sistematik gjatë gjithë ditës.

PD e Korçës atëherë kishte brenda saj edhe degën e Maliqit. Në total votuan 1.130 persona.

Komisioner në atë kohë ka qenë vetë Ervin Salianji. Në foton e dytë dhe të tretë është votimi në Korçë në Maliq në vitin 2017.

Nga një qendër votimi në 2013, në 2017 kemi dy. Në foton e parë duket qartë se ka një fluks të madh votuesish, në vitin 2013 dy fotot e tjera tregojnë pikun, pra fluksin më të madh të votimit raportuar zyrtarisht nga PD, në vitin 2017;.

Nëse në 2013, në njëq qendër votimi për katër mijë anëtarë votuan 1.130 persona dhe fotoja tregon fluks të madh njerëzish, në vitin 2017 në të dyja qendër votimi kanë votuar rreth 3.200 persona, afërsisht tre herë më shumë se në 2013

Në PD sipas Jemin Gjanës dhe Lulzim Bashës votojnë tre herë më shumë edhe ose në pik ka vetëm 5 veta në qendër votimi, kur katër vite më parë qendra e votimit ishte plot.

Fotot flasin vetë, fletët janë në kuti, hajduti është i kapur./CityNews

Lajmet e fundit nga