LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet për Vlorën vendosin me “shpatulla pas murit” Jemin Gjanën e Bashën/Ç’ndodhi e si u manipulua?

27 Korrik 2017, 11:32, Aktualitet CNA

Në 22 korrik, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike. Në këtë garë farsë kandidonin dy kandidatë, Lulzim Basha, i cili u vetëngri pas humbjes drastike që i solli PD dhe Eduard Selami.

Pas procesit të votimit, u bë edhe numërimi i kutive dhe kryetari i Komisionit Elektoral në PD, Jemin Gjana nuk vonoi të shpallte rezultatin.

Jemin Gjana teksa vlerësonte procesin si mjaft demokratik dhe të vërtetë, tha se kanë votuar rreth 60 mijë demokratë, pra më shumë se në vitin 2013.

Jemin Gjana nuk vonoi të ngrinte ?flamurin? e fitores së Bashës, duke i paraprirë çdo denoncimi për skandale, manipulime dhe falsifikime.

Mirëpo përballë fjalëve të kryetarit të Komisionit Elektoral qëndrojnë faktet që tregojnë të vërtetën, atë të vërtetë që e tashmë e dinë të gjithë demokratët që e braktisën për herë të dytë Lulzim Bashën.

Jemin Gjana flet zyrtarisht në krye të Partisë Demokratike,  ndërsa e vërteta flet me fakte dhe prova që janë të pakontestueshme dhe që i kthejnë këto zgjedhje në PD në një megaskandal të Lulzim Bashës dhe që e përçajnë akoma më shumë partinë më të madhe opozitare.

Për t?u kthyer në rastin konkret, atë të Vlorës, të cilin CityNews e raportoi ditën e djeshme, Jemin Gjana sipas shifrave zyrtare tha se në Vlorë kanë votuar 1.095 demokratë.

Mirëpo faktet e raportuara  ?vënë me shpatulla pas murit? Jemin Gjanën dhe këdo që mbron këtë tezë të Kryetarit të Komisionit Elektoral.

Nga hapja e procesit të votimit në Vlorë, deri në orën 18:00, ku monitoruesit dhe gazetarët janë lejuar në sallë, ka pasur vetëm 364 vota, gjithçka e filmuar.

Theksojmë se në këtë shifër kanë qenë edhe ata demokratë që kanë votuar 2 apo 3 herë, edhe ky rast skandaloz i denoncuar më parë.

Nga ora 18:00 deri në 19:00, kur është bërë edhe mbyllja e procesit të votimit, siç e vërtetojnë edhe pamjet filmike tashmë të realizuara në hyrje të qendrës së votimit, kanë votuar 39 demokratë.

Në një llogari të thjeshtë matematikore, gjatë gjithë procesit të votimit, pra nga ora 08:00-18:00(364 votues), deri në 18:00-19:00(39 vota), kanë votuar 403 demokratë vlonjatë.

Kjo shifër, pra 403 votues dhe faktet që e vërtetojnë atë vihet përballë shifrës zyrtare të PD, të paraqitur nga Jemin Gjana, shifër kjo që flet për 1.095 votues vlonjatë.

Ashtu si edhe në Korçë, duket se është është e njëjtë mënyra se si është falsifikuar rezultati. Në kuti janë hedhur të paktën 600 vota fiktive, kjo për të mbuluar braktisjen e madhe që i është bërë Lulzim Bashës nga demokratët.

E vërteta e asaj çfarë ka ndodhur vihet përballë asaj çfarë thotë kryetari i Komisionit Elektoral. Vlora, e cila i dha braktisjen e madhe PD më 25 qershor, në zgjedhjet e 22 korrikut e tregoi qartë se kjo braktisje ishte për Lulzim Bashën dhe servilët e tij, duke u dhënë vetëm 403 vota reale kandidatëve të PD, pavarësisht manipulimit dhe falsifikimit të këtij rezultati./CityNews

Lajmet e fundit nga