LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi në CityNews/Xhelal Mziu mbushi kutinë e Kamzës për Lulzim Bashën

27 Korrik 2017, 10:58, Aktualitet CNA

Kamza rezulton të jetë dega me pjesëmarrjen më të madhe dhe numrin më të madh të votave të hedhura për Lulzim Bashën.

Sipas shifrave të Jemin Gjanës, në Kamëz kanë votuar 4.296 persona në dy qendra votimi. Një shifër që thuajse është 3-4 herë më e lartë se shifra reale.

Por le të sjellim disa fakte dhe të bëjmë një analizë të thjeshtë.

Në rast se do ta ndanim çdo qendër votimi me 2.100 persona pjesëmarrje dhe ta pjesëtojmë me 660 minuta që është orari i plotë i votimit, rezulton që në Kamëz çdo minutë të kenë votuar 3 persona apo 20 sekonda një votues.

Qesharake, tallje dhe fyese shifra e shpallur nga Jemin Gjana dhe manipulimi i Xhelal Mziut për demokratët kamzalinj.

Nga mesdita rreth orës 12 deri në pasdite vonë, të dyja qendrat e votimit kanë qenë thuajse të boshatisura dhe këtë nuk e raporton CityNews, por raportohet nga A.Z, B.C, G.SH., 3 anëtarë të PD në Kamëz, të cilët në një mesazh dërguar pranë CityNews, thonë se, ?Rreth orës 13 në drekë, përpara pallatit të Kulturës ka qenë thuajse si çdo ditë dhe gjatë gjithë kohës së pasdites, kanë qenë shumë të paktë personat që kanë votuar.

Pas orës 17:00 është rritur disi numri i votuesve. Tani llogarinë bëjeni vetë sesi mund të votojnë 2.000 veta, në një vend ku nuk ka votues. Edhe këtë herë si në vitin 2013, kutitë janë mbushur.?/CityNews

Lajmet e fundit nga