LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pazar i momenteve të fundit?!/Kthesa e beftë e Veliajt dhe LSI

26 Korrik 2017, 16:32, Aktualitet CNA

Teksa një debat i ashpër po zhvillohet në politikë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, një vendim i momenteve të fundit dhe i papritur ka ardhur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ky i fundit ka bërë një hap pas, duke pranuar kushtet e vendosura nga anëtarët LSI, me qëllim për të siguruar votën e tyre në mbledhjen e sotme, ku pritet të miratohet dhe projekt-vendimi për rritjen e çmimit të ujit.

?Kemi votat për ta bërë Tiranën me ujë 24 orë. Bashkia do t?i përcjellë ERU plan biznesin me gjithë propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim. PS-LSI, Tirana me ujë më e rëndësishme së partitë?, tha Veliaj.

Kjo kthesë e papritur e Veliajt dhe mbështetja e siguruar nga LSI hedh dyshime të forta të një pazari mes tyre, kostoja e të cilit bie mbi kurriz të qytetarëve.

Pazari mes anëtarëve të LSI dhe Veliajt u pranua publikisht dhe nga PD. Ishte kryetari i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli, i cili tha para nisjes së mbledhjes se LSI bëri pazar me Veliajn në emër të opozitarizmit.

4 kushtet e LSI-së janë:

a). Te merren masa urgjente per nderprejen e lidhjeve te paligjshme dhe furnizimin preferencial qe i behet disa bizneseve per te luftuar informalitetin dhe per te rritur masen e faturimeve si mundesia reale per te rritur te ardhurat, me pare se te mendohet per rritjen e cmimit.
b). Te perjashtohen nga vendimi per rritjen e çmimit te ujit te pishjem te gjitha familjet qe jetojne me ndihme ekonomike, si dhe te gjitha familjet e pensionisteve;
c). Te vendosen çmime te diferencuara per bizneset, ne varesi te aktivitetit qe ato kryejne, me qellim qe konsumatoret e medhej te ujit te pishem si fabrikat e birres, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, te qumeshtit, te mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, te mos kene te njejtat tarifa me baret, kafenete apo zyrat e sherbimit me me pak se 5 punonjes!

d). Persa i perket vendimit per dhenien me koncension te ndertimit te shkollave, riperserisim qendrimin tone se jemi kunder cdo lloj koncensioni. Jo vetem ne nivel lokal dhe ne ate qendror./CityNews

Lajmet e fundit nga