LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI ndërron “fytyrë” në momentet e fundit/ “Shpërthen” Olli: Pjesë e pazarit!

26 Korrik 2017, 16:03, Aktualitet CNA

Kryetari i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli, ka reaguar me tone të ashpra ndaj LSI, e cila nuk pranoi thirrjen e tij për të bojkotuar votimin e rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Olli e ka quajtur LSI pjesë të këtij pazari me qeverinë, duke shtuar se sapo dëshmoi një akt pavesie ndaj qytetarëve të Tiranës.

Duke folur për media në prag të nisjes së mbledhjes, Olli deklaroi se PD do të japë votën kundër këtij vendimi, duke sulmuar hapur LSI, që sipas tij, u bë pjesë e këtij pazari në emër të opozitarizmit.

?LSI vijon të jetë ende e dehur nga pushteti. Tregon se vetëm opozitë nuk është, është një pazar i pastër. Ne i kërkuam mos prezencën në votim. Kërkojmë votimin e këtij akti të turpshëm, që ëhtë një pazar, i cili vijon të zhvillohet në emër të opozitës dhe që tregon kush janë pazarxhinjtë. Ne nuk diskutonim të bojkotonim gjithë mbledhjen e këshillit, por vetëm votimin. LSI e vendosi të jetë pjesë e pazarit në emër të opozitarizmit. PD e ka deklaruar votën kundër pa asnjë hezimit, ky ëhstë vendim në dobi të interesit të qytetarëve. Jam këtu për të dëshmuar një akt pabesie të LSI ndaj qytetarëve të Tiranës?, tha Olli./CityNews

Lajmet e fundit nga