Connect with Us

Foto-Zbardhen detaje nga masakra e Borshit/Ja kush është viktima, kapet një nga autorët

Aktualitet

Foto-Zbardhen detaje nga masakra e Borshit/Ja kush është viktima, kapet një nga autorët

Publikuar

-

Pak orës pas sherrit masiv me fund tragjik janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.

Në këtë sherr u përfshinë 7 persona, ku mbeti i vrarë njëri prej tyre dhe u plagosën 3 të tjerë.

Viktima është 31-vjeçari Premtim Bega, siç e shihni në fotot e mëposhtme.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Policia është vënë në lëvizje dhe ka bërë të mundur arrestimin e një prej autorëve, i cili ishte fshehur në shtëpinë e atë afërmve./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Publikuar

-

Nga

“Ekipi im bën diferencën”/ Topalli: Janë garancia e ndryshimit të ndershëm

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka realizuar një takim me ekipin e saj në Rrëshen. Topalli shprehet se Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet.

Më tej, në një postim në Facebook, ajo thekson se, ekipi i saj bën diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët.

Në Rrëshen e Lac! Nuk ka ndryshim me tre kryetarët e korruptuar. Lëvizja për Ndryshim ka një ekip me profesionistë të mirënjohur në fushat e tyre, intelektualë të ndershëm e me integritet, të rinj me shkollim e mentalitet evropian të cilët pavarësisht se nuk i jepet hapësirë në media bëjnë diferencën me forcat e tjera politike dhe janë garancia e një ndryshimi dhe e një politikberje të ndershme të sinqertë për qytetarët”, shkruan Jozefina Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve”/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Publikuar

-

Nga

"Nuk ka shans të ndalë vullnetin e qytetarëve"/Basha: Pas 25 prillit i pret burgu

Kreu i PD, Lulzim Basha ka realizuar në Shijak takimin elektoral të radhës. Basha është shprehur se, nuk ka më asnjë shans të ndalin vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

Më tej kreu i PD ka thënë se, pas 25 prillit, ata që sipas tij kanë abuzuar me fondet e rindërtimit i pret burgu dhe drejtësia.

“Në ditën më të vështirë i braktisi ata më në nevojë. Këtu në Shijak njësoj si në Durrrës, dhe në zonat e goditura nga tërmeti është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tërmeti. Sot kanë guximin të shantazhojnë me fondet e tërmetit qytetarët për vota.

Mesazhi im nga Shijaku ju drejtohet atyre skthueve dhe hijeve që vërtiten qosheve natën, nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e rinisë dhe qytetarëve të Shijakut.

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid-19/ Dy humbje jete në 24 orë  

LEXO EDHE:  Kabul, sulmi kamikaz shkakton dhjete te vrare e 60 te plagosur

Pas 25 prillit i pret drejtësia i pret burgu. Pas 8 vjet dështimesh ai gjen guximin të kërkojë me lugën bosh përrallat që s’ja pranon askush. Shijaksit dhe durrsakët do t’i japin ujë në bisht të lugës. Edhe 4 vjet të tjera do të ishin rrënim”, është shprehur Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagimi qesharak/ “Iliri i floririt” dhe bëmat e tij

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për një poster të vendosur në Gjirokastër, ku shihen në foto ai, ish kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe dhe kreu i PD, Lulzim Basha me mbishkrimin, “Këta nuk kanë asnjë shans”.

Reagimi i Metës , i cili prej kohësh ka dalë nga shinat e nuk di çfarë thotë ka qenë qesharak.

“Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj zoti  “Rilindas”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman”, shkruan Meta.

Një ushtar si Meta, që njihet si zyrtar i zarfit dhe floririt, apo si zyrtar i korrupsionit, thotë se do të marrë për dore komandantin, që është Sali Berisha.

LEXO EDHE:  Bilanc lufte edhe në Britani/ 621 të vdekur brenda 24 orëve në Britani, 47,806 të infektuar

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci i viktimave nga Covid-19/ Dy humbje jete në 24 orë  

Komandanti  nuk komandohet nga ushtarët  dhe aq më tepër nga një si Ilir Meta, i cili ka hesape për të larë me drejtësinë dhe po bën të pamundurën për të krijuar kaos dhe konflikte vetëm e vetëm që të shpëtojë nga prangat.

Duke parë se partia e tij, SHPK, po shkonte drejt humbjes së bashku me koalicionin e udhëhequr nga Lulzim Basha, Meta po synon përgatitjen e terrenit që ti zërë vendin Bashës.

Ndërsa ky i fundit mbetet pa destinacion, nuk dihet ku do të përfundojë e ku do të shkojë, por ndërkohë, Ilir Meta i cili e ka nuhatur humbjen po kërkon drejtimin e Opozitës./CNA.al

LEXO TE PLOTE