LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e plotë/ Basha: Gati për aleancë me LSI, ministrat teknike do dorëhiqen shpejt

26 Korrik 2017, 13:45, Aktualitet CNA

Ishte mbledhja e parë e Grupit të ri Parlamentar të opozitës, të Partisë Demokratike. Ishte një takim i parë midis të gjithë deputetëve të këtij Grupi Parlamentar ku ka një ndërthyrje midis përvojës dhe prurjeve të reja.

Mesazhi i parë dhe kryesor është që Partia Demokratike bëhet gati për një opozitë të fortë të pakompromis dhe ballore me Edi Ramën dhe qeverinë e tij me të cilën nuk na bashkon asgjë, as vizioni, as qëllimet dhe as vlerat tona.

Ne na bashkojnë këto vlera, këto qëllime dhe ky vizion me shumicën dërmuese të shqiptarëve në emër të të cilëve do të bëjmë një opozitë të fortë që nis nga kontakti i drejtpërdrejtë me njerëzit, që është edhe porosia ime kryesore për deputetët, i vazhdueshëm me ta. Vazhdon me denoncimin që është një detyrë akoma më e rëndësishme në kushtet kur pavarësisht prej punës tuaj si gazetarë, kapja e mediave e bën denoncimin e problemeve më të vështirë. Përmenda një fakt; sipas të dhënave zyrtare në Qershor dhe në Korrik, 20 mijë shqiptarë janë larguar për të kërkuar azil në vendet e Europës Perëndimore. Kjo tregon edhe njëherë atë që kemi thënë prej fillimit se me Edi Ramën dhe qeverinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë as shpresë as dritë në fund të tunelit.

Opozita jonë do të jetë një opozitë e cila buron nga hallet dhe problemet e njerëzve që denoncon paudhësitë, zullumet e qeverisjes së lidhur me krimin, me bandat, me drogën, me korrupsionin por që po kështu propozon në emër të qytetarëve zgjidhjet për të cilat jam i sigurtë që do të marrin jetë vetëm përmes mbështetjes në vlerat e vërteta, me opozitën e vërtetë, siç ka qënë dhe siç është Partia Demokratike, në të cilën mirëpresim këdo që është gati të bëjë opozitë por jo pazar-opozitë?

Pyetje: Përfshirë edhe LSI-në?

Basha: Këdo që është gati të bëjë opozitë por jo pazar-opozitë. Opozita është e plotë. Nuk është më kohë të pjeshme, është e pandarë ndaj pushtetit, nuk është diku opozitë dhe diku pazar. Ndaj ftesa është për këdo që është gati të bëjë opozitën për të cilën ka kaq shumë nevojë ky vend. Opozitën dhe alternativën, Partia Demokratike i ka sot misionin e saj kryesor.

Pyetje: Kur do ti tërhiqni ministrat?

Basha: Ministrat po përfundojnë raportin dhe menjëherë pas kësaj më kanë informuar se kanë bërë gati doreheqjen e tyre.

Pyetje: Z Basha po për reformën zgjedhje a vazhdon marrëveshja?

Basha: Natyrisht që ne do të bëjmë çdo përpjekje që Shqipëria të ketë një sistem të drejtë zgjedhor e përfaqësues për qytetarët dhe të padhunueshëm nga bandat, nga milionat e drogës dhe përqindjet e tenderave dhe koncensioneve korruptive siç ndodhi edhe njëherë në zgjedhjet e 25 Qershorit ku pamë Dibrën e 2016 në nivel makro.

Beteja për zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jetë një ndër beteja kryesore së bashku me betejën për një ndarje të drejtë territoriale që i përgjigjet interesave të qytetarëve dhe jo të politkës grabitqare dhe me reformat e tjera të rëndësishme për vendin.

Një gjë është e sigurtë, opozita jonë do të jetë opozitë institucionale parlamentare por do të jetë po kështu opozitë aktive qytetare, e cila do të shtrihet në cdo hapësirë për të luftuar për të drejtat e qytetarëve.

Pyetje: Po një analizë për zgjedhjet kur do ta bëni, zoti Basha

Basha: Analiza, ç?është e vërteta bëhet në dy nivele, jo në nivelin sovjetik, në nivelin e analizimit të fakteve: cfarë ka ndodhur kuti votimi për kuti votimi, cfarë përfaqëson kjo për qytetarët që banojnë në atë zonë dhe cfarë përfaqëson për përgjegjësitë dhe reflektimet e strukturës.

Partia Demokratike do të dalë përmes një reflektimi të thellë, me një organizim edhe më të fortë, edhe më gjithëpërfshirës, edhe më të hapur edhe më luftarak për opozitën që ka nevojë ky vend.

Ndaj ju ftoj të gjithë së bashku ta mbajmë vëmendjen tek ajo që ka më shumë nevojë Shqipëria sot, një opozitë reale, një opozitë e fortë, një opozitë të vërtetë për hallet dhe problemet e njerëzve për të rikthyer shpresën,  e cila edhe sot e kësaj dite po ja mbath nga sytë këmbët, duke shkaktuar një eksod në vazhdim të shqiptarëve.

Lajmet e fundit nga