Connect with Us

Funksionet e fshehta të Instagramit të cilat nuk e dinit se ekzistonin

Kuriozitete

Funksionet e fshehta të Instagramit të cilat nuk e dinit se ekzistonin

Publikuar

-

/

Instagrami është aplikacioni më i preferuar i shpërndarjes së fotove dhe videove në botë.

Ky program është i pasur me opsione por dhe i thjeshtë në përdorim.

Ndonëse ju mund të mendoni se e njihni dhe e përdorni këtë aplikacion shumë mirë, ka dhe disa opsione të fshehta të cilat do ta bëjnë më të lëhtë dhe të shpejtë përdorimin e tij.

 

  • Hiqni ose rendisni filtrat sipas dëshirës

Filtrat janë një ndër aplikacionet më të rëndësishme në Instagram, por aty ju mund të gjeni një shumëllojshmëri filtrash sa është e lehtë të humbasësh mes tyre.

Ju mund të ndryshoni rendin se si ato paraqiten dhe madje të fshihni ato të cilat ju nuk i përdorni kurrë apo nuk i preferoni. Tek faqja e filterave, klikoni mbi Manage, dhe më pas tërhiqni dhe lëshoni ato që ju dëshironi sipas rendit. Mund të bëni uncheck ato filtra të cilat ju nuk prefroni.

 

  • Mos humbisni asnjë postim

Instagrami ndryshoi rendin e kundërt kronologjik të postimeve duke vendosur një të ri i cili vendoset sipas një algoritmi, duke e bërë të lehtë që ju të mos shikoni apo të humbisni disa postime. Për t’u siguruar se nuk do të humbisni asnjë postim të dikujt ju mund të vendosni një njoftim duke shkuar tek profili i tyre dhe duke klikuar mbi tre pikat që ndodhen në cepin e djathtë lart, më pas selektoni Turn On Post Notifications.

 

  • Zvogëloni të dhënat që zënë vend në memorien e celularit tuaj

Nëse shqetësoheni se sa nga memoria e celularit tuaj marrin të dhënat e Instagramit ju mund të limitoni këtë duke zvogëluar shpejtësinë me të cilën ngarkohen fotot dhe videot në feed-in tuaj. Shkoni tek profili juaj, klikoni mbi tre pikat në cepin e djathtë lart, selektoni Cellular Data Use dhe zgjidhni Use Less Data.

 

  • Shikoni like-t tuaja

Është e lehtë që të harroni postimet e vjetra të miqve tuaj në Instagram por ju mund t’i rigjeni ato lehtësisht nëse u keni bërë like. Shkoni tek profili juaj, klikoni mbi tre pikat në cepin e djathtë lart, dhe më pas selektoni Posts You’ve Liked. Ju mund t’i rishikoni postimet të cilat pëlqeni duke klikuar mbi ikonën bookmark poshtë postimit dhe më pas mund t’i shikoni ato duke selektuar të njëjtën ikonë që ndodhet në profilin tuaj.

LEXO EDHE:  FOTO/Njihuni me Ferrarin 488 GTB Spider

 

  • Gjeni hashtage të përshtatshme

Të gjithë e dinë se ju mund të shtoni shikueshmërinë e postimeve tuaja nëse ju vendosni hashtage. Por ndonjëherë jo të gjithë e dinë cilat janë ato më të përshtatshmet. Ju mund t’i gjeni lehtësisht hashtaget më të përdorura dhe më të reja duke klikuar mbi search dhe duke selektuar një nga hashtaget që shfaqen në listë.

 

  • Fshini historinë e kërkimeve tuja

Ju mund të fshihni historinë e kërkimeve tuaja në rrjetin social duke klikuar mbi tre pikat në cepin e djathtë lartë dhe më pas selektoni Clear Search History. Për të shkuar një hap më tej dhe për të fshehur kërkimet e sugjeruara, ju mund të shkoni tek fqaja e kërkimeve, klikoni dhe mbani shtypur profilin të cilin ju doni të fshihni dhe më pas zgjidhni Hide.

 

  • Fshihni fotot në të cilat ju kanë bërë tag

Nëse miqtë tuaj ju kanë bërë tag në një foto të cilën doni ta fshihni apo nuk doni qe të tjerët ta shikojnë kur të vizitojnë profilin tuaj, ju mund ta fshihni atë.

Shkoi tek profili juaj, klikoni mbi ikonën e Photos of you, klikoni mbi tre pikat në krye të faqes dhe më pas zgjidhni Hide Photos.

 

  • Siguroni llogarinë tuaj

Sigurojeni llogarinë tuaj duke e bërë profilin tuaj të pahakueshëm duke aktivizuar Two-Factor Authentication, një funksion i cili siguron dhe mbron llogarinë tuaj nëse të dhënat tuaja të hyrjes vidhen nga dikush.

 

  • Shpërndani shumë foto njëkohësisht

Nëse dëshironi të postoni një numër fotosh apo videosh njëkohësisht dhe jo njëra pas tjetrës ju mund t’i shpërndani ato në një postim të vetëm. Klikoni mbi ikonën +, selektoni Gallery, zgjidhni Select Multiple, zgjidhni deri në 10 foto apo video që dëshironi, klikoni mbi Next dhe renditini ato duke i tërhequr dhe lëshuar.

 

  • Regjistroni pa duar

Instagram stories ka qenë një aplikacion i ri nga Instagram i cili është përdorur dhe pëlqyer masivisht nga përdoruesit e këtij rrjeti social.

Ju mund të filmoni apo regjistroni video nga stories pa ju dashur të mbani shtypur butonin i cili regjistron videot. Në ekranin e Stories, kaloni opsionet deri sa të arrini tek Hands-Free./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

E padëgjuar më parë/ Qyteti ku para se të shkoni duhet të hiqni apendicitin

Publikuar

-

Nga

cna kuriozitet

Lëvizja në një qytet të ri mund të jetë gjithmonë e vështirë ndërsa përshtateni me mjedisin tuaj të ri. Por lëvizja në këtë qytet të vogël, në veçanti, mund të jetë e vështirë, pasi kërkon që banorët e tij të heqin apendicitin nëse duan të jetojnë atje.

Kushdo që kërkon të zhvendoset në fshatin Antarktik të Villa Las Estrellas në ishullin King George do të duhet tashmë të përgatitet për temperaturat e ulëta.

Arsyeja pse duhet të hiqni apendesitin?

Sipas BBC , spitali më i afërt është mbi 600 milje larg vendbanimit kilian, që do të thotë se kujdesi shëndetësor është i kufizuar. Dhe ndërsa mjekët qëndrojnë në bazën e kërkimit, nuk është e garantuar që do të ketë një kirurg të aftë për të trajtuar apendicitin, i cili kërkon kirurgji të shpejtë.

Pra, të gjithë banorët që lëvizin atje duhet t’i nënshtrohen një apendektomie parandaluese për të shmangur çdo situatë jete ose vdekjeje.

Vendbanimi i largët ka një grumbull shtëpish, së bashku me një shkollë, bibliotekë, zyrë postare, stacion radio, bankë dhe supermarket.

LEXO EDHE:  “Një minutë qetësi për industrinë e muzikës”/ Ana publikon këngën e parë, Sindi e thumbon

LEXO EDHE:  “Një minutë qetësi për industrinë e muzikës”/ Ana publikon këngën e parë, Sindi e thumbon

Është një nga vendbanimet e pakta në Antarktidë ku disa njerëz jetojnë prej vitesh.



Ndërsa janë kryesisht studiues dhe personel nga forcat ajrore ose marina e Kilit që përbëjnë 100 persona në bazë, ata me kontrata afatgjata shpesh sjellin të gjithë familjet e tyre.

Por çuditërisht kushtet e ngrirjes, ku temperaturat bien deri në -47C, kërkojnë që njerëzit të qëndrojnë brenda ose mund ta gjejnë veten në rrethana të rrezikshme.

Kjo do të thotë se njerëzit kryesisht jetojnë në ishull vetëm gjatë verës por kjo do të thotë se drita e ditës është konstante.

Qentë janë të ndaluar, në rast se përhapin sëmundje infektive në kafshë të egra, dhe është e rrallë të shohësh perime të freskëta.

Por ka pinguinë të cilët janë mjaft miqësorë falë ligjeve që i ndalojnë ata të gjuhen, gjë që është mjaft e dobishme./ CNA.al

Marrë nga Mirror.co.uk

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Fluturon dhe lundron/ Ky është jahti më mbresëlënës që keni parë ndonjëherë

Publikuar

-

Nga

Një firmë italiane ka zbuluar jahtin e saj më të ri luksoz dhe është projektuar për të fluturuar dhe lundruar në oqeanet e botës.

I quajtur Air Yacht, automjeti ekstravagant është zbuluar në imazhet konceptuale nga firma me bazë në Romë Lazzarini Design Studio.

Struktura e thatë e fibrës së karbonit mund të arrijë 60 nyje falë katër helikave elektrike me energji diellore dhe dy blimpave të mbushura me helium, duke e lejuar atë të fluturojë, të rri pezull dhe të notojë gjithashtu mbi ujë.

Air Yacht qëndron në ajër, sepse helikat e tij fryhen me një gaz që është më i lehtë se ajri në këtë rast helium, ndërsa merr vrull nga helikat e tij masive.

Ende nuk është zbuluar se sa do të kushtojë një jaht i tillë, por firma thotë se është projektuar duke pasur parasysh pronarët privatë, me gjasë ata që kanë disa qindra milionë paund për të shpenzuar.

Gjatësia e përgjithshme e strukturës së fibrës së thatë të karbonit do të ishte gati 150 metra, me një gjerësi prej 80 metra, ndërsa kuverta kryesore qendrore do të ishte 10 metra e gjerë.

LEXO EDHE:  Çmend ndjekësit me format e saj/ Njihuni me modelen më provokuese të momentit

LEXO EDHE:  Çmend ndjekësit me format e saj/ Njihuni me modelen më provokuese të momentit



Aeroplanët e dyfishtë të Air Yacht përmbajnë 400,000 m3 helium të kompresuar, i shtyrë nga tetë motorë rrotullues kundër, secili i mundësuar nga bateri ultra të lehta dhe panele diellore.

Sipas Lazzarini, anija mund të fluturonte me një shpejtësi maksimale prej 60 nyje , gati 70 milje në orë, për më shumë se 48 orë.

Jahti përmban pesë suita për pasagjerë të disponueshme në secilën anë të fluturimit me pamje mbresëlënëse të dritareve nga qielli.

Ekziston edhe një platformë e gjerë pa dritare në pjesën e pasme të çdo pike, e cila i lejon pasagjerët të shohin valet.

Gjithashtu ka një zonë luksoze për pasagjerët, me një pishinë, sallë pritjeje të shtruar me tapet dhe një dhomë ndenje me ambiente ngrënieje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Video-Njihuni me Baftjarin/ Gjelin “VIP” që këndon deri sa i bie të fikët

Publikuar

-

Nga

cna kuriozitete

Në Turqi ekziston një gjel që këndon aq gjatë derisa i bie të fikët.

Ai quhet Baftjar dhe ka marrë ftesa nga disa emisione televizive.

Kështu thotë fermeri turk, 28-vjeçari, Okan Gokbudak, i cili është pronari i gjelit pra i Baftjarit.

Ai thotë se ka marrë ftesa të shumta për të parë shpendin e tij nga të emisione njohura si “Heart Breakfast”, në Angli.

LEXO EDHE:  Bjondina me format perfekte/ Fotot më të zjarrta të modeles ruse që po “pushton” Instagramin

LEXO EDHE:  Trup perfekt dhe poza tunduese/ Kjo është modelja që provokon me fotot e saj



“Producentët e shfaqjes më kontaktuan në fund të prillit, dhe më thanë se duan ta përfshijnë gjelin tim Baftjar në shfaqje. Kjo është diçka e mrekullueshme dhe për këtë gjë na ftuan në Angli”, shprehet Gokbudak.

Madje pronari i gjelit është detyruar të anulojë turnet në shumë vende të botës, për të masave anti-covid./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: