LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër krim në Tiranë/ Djali godet nënën me thikën e bukës

25 Korrik 2017, 12:52, Aktualitet CNA

 

Krimet e rënda në familje kanë tronditur kryeqytetin në ditët e fundit. Pas ngjarjes tronditëse në Kamëz ku një i ri vrau babain e tij polic dhe plagosi nënën e tij me armën e shërbimit, një krim tjetër familjar  ka ndodhur në Tiranë.

Një djalë 30-vjeçar  me inicialet J.A. ka goditur nënë e tij me iniciale N.A. me thikën e bukës duke i shkaktuar plagë në trup.  63-vjeçarja është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka arrestuar 30-vjeçarin.

Policia ka sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale, ndërsa pritet të kryhen veprimet e mëtejshme për të arrestuarin./CityNews

Lajmet e fundit nga