LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i fortë i gazetares/Mund ta provoj se në Vlorë nuk votuan mbi 403 demokratë

25 Korrik 2017, 20:15, Aktualitet CNA

Lulzim Basha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike më 22 korrik, pas një procesi zgjedhor mjaft të kontestuar.

Prova dhe fakte janë publikuar menjëherë pas mbylljes së zgjedhjeve, madje dhe nga vetë CityNews, për manipulim votash në të gjitha qytetet. Gazetarja Jerola Ziaj ka denoncuar përmes një videoje mënyrën se si u manipuluan votat e demokratëve në Vlorë, ku të njëjtët persona shfaqen duke votuar më shumë se një herë.

Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, gazetarja iu është përgjigjur komenteve të shumta, ku në njërin prej tyre shprehet se mund ta provojë dhe matematikisht me shifra manipulimin e votave.

“Mund t?ju provoj matematikisht edhe qe numri votuesve nuk i kalon 403 persona. Nderkohe qe u deklarua mbi 1000 votues nga komisioni. Po kete si e shpjegoni?!?, shkrua gazetarja Ziaj./CityNews

Lajmet e fundit nga