Connect with Us

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2017

Aktualitet

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2017

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Dëshira juaj për me shume liri dhe refuzimi ndaj detyrimeve dhe angazhimeve ne çift do sjellin mosmarrëveshje me partnerin. Ndryshoni sa me shpejt nëse nuk doni qe gjerat te marrin tatëpjetën. Beqaret do kenë një takim impresionues dhe do ia kalojnë me se miri pranë atij personi. Ne planin financiar duhet te filloni te kurseni qe te shmangni tronditjet e mëdha.

DEMI21. prill – 21. maj

Gjithçka mund te ndodhe sot ne jetën tuaj sentimentale kështu qe përgatituni shpirtërisht. Disa do kenë debate te forta me partnerin, ndërsa disa te tjerë do ripërjetojnë emocionet e fillimit te lidhjes. Gjithçka do varet nga situata ne te cilën ndodheni. Për beqaret nuk do ketë asgjë te veçante. Dielli do iu ndihmoje ta përmirësoni shpejt buxhetin dhe do jeni te qete ne këtë fushe.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite, madje disa do marrin vendime te rëndësishme për te ardhmen e largët. Beqaret do kenë tendence te mbyllen ne vetvete dhe do ngurrojnë ta hapin zemrën. Po vazhduat kështu nuk keni për ta gjetur shpirtin binjak. Plani financiar do jete përgjithësisht i stabilizuar. Ruajeni sa te mundni këtë situate.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do flisni hapur me atë qe keni ne krah dhe nuk do i mbani asnjë sekret. Nëse vazhdoni kështu lidhja juaj do jete afatgjate. Beqaret do jene sensuale dhe sharmante. Te shumte do kenë personat qe do mundohen t’iu bëjnë për vete. Ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshëm me çdo hap qe do hidhni.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Asnjë planet nuk do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, por ju e keni zakon te tregoheni paksa kokëfortë. Pranojini edhe mendimet e atij qe keni ne krah sepse jo gjithmonë jeni ju qe keni te drejte. Beqaret do jene me te qarte për ata qe duan. Dita do jete plot surpriza. Perspektivat ne planin financiar do jene te mira dhe me ne fund do shpenzoni pa frike.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dashuria do shkoje me se miri për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Fillimisht do jete Venusi ai qe do krijoje një klime te ngrohte, e me pas do vije Plutoni qe do sjelle me shume bashkëpunim dhe pasion. As beqaret nuk do ndihen te vetmuar sot sepse takimet e bukura do jene te shumta. Sipas te gjitha parashikimeve financat nuk do jene aspak problematike.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ata qe janë ne një lidhje dhe kohet e fundit kane pasur probleme ne çift, do kalojnë një dite me te qete sot. Përfitoni për te zgjidhur një nga një mosmarrëveshjet sepse edhe partneri do tregohet me i kuptueshëm. Për beqaret do jete Urani qe do kenë një ndikim te madh. Me mire prisni edhe pak sepse mundësitë sot nuk janë te mira. Financat do jene shume te mira.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Nëse doni qe gjerat te shkojnë mire sot ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah duhet te shtoni dialogun dhe bashkëpunimin. Beqaret edhe pse nuk do bëjnë asgjë për te joshur dike do marrin propozime interesante dhe emocionuese. Shfrytëzojini mundësitë qe do iu jepen. Plutoni do i mbroje ne çdo moment financat, megjithatë vigjilencën mos e humbisni.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Venusi do jete i pozicionuar mire gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do iu ndihmoje t’i kaloni shpejt vështirësitë qe iu kishin dale. Partneri juaj do jete i gatshëm te beje edhe sakrifica vetëm për t’iu pasur pranë. Beqaret do kenë një takim te papritur, por qe mund t’ua ndryshoje tërësisht jetën. Ne sektorin financiar tregohuni me te organizuar dhe me parashikues.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Pas një periudhe te mbushur me debate dhe zënka ne çift, sot do rilinde dielli dhe ju do ndiheni me se miri. Për disa do rikthehet edhe pasioni i zjarrte. Nëse jeni beqare nuk duhet te rrezikoni shume vetëm për te pasur dike pranë. Çdo gjë ka kohen e vet. Financat pritet te kenë disa përmirësime te vogla. Megjithatë mire do ishte te mos shpenzonit me shume sesa duhet.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse jeni ne një lidhje duhet te bëni kujdes me xhelozinë e tepruar. Partneri mund te mërzitet aq shume saqë mund t’iu kërkojë te qëndroni pak kohe larg. Beqaret duhet te përgatiten për një dite te mbushur me emocione dhe kënaqësi. As ju vete nuk e keni pritur qe gjerat te ndodhnin kaq shpejt. Situata materiale do filloje te konsolidohet fale menaxhimit te mire qe ju do bëni.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Raporti ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah do jete me i ngrohte gjate kësaj dite. Me ne fund do mbarojnë debatet e zjarrta dhe vendin e tyre do e zërë komunikimi. Beqaret do bëjnë çmos për ta gjetur personin e zemrës dhe me ne fund do e arrijnë këtë. Për sa iu përket financave, edhe pse situata nuk do jete e keqe, duhet te merrni disa masa strikte.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi e hene 18 shtator

LEXO EDHE:  Horoskopi e mërkurë 15 mars 2017

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi e hene 18 shtator

LEXO EDHE:  Djem doni të martoheni?/Zbuloni femrën më të mirë në botë sipas horoskopit

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: